Opoja.net

Microsoft zbulon projektin Neon, ndryshimin e madh vizual në Windows 10

Teknologji
Microsoft zbulon projektin Neon, ndryshimin e madh vizual në Windows 10

Microsoft ka planifikuar një ridizenjim të Windows 10-ës dhe këtë na e zbuloi përmes një imazhi në Ditën e Zhvilluesve të Windows ditën e mërkure.

Microsoft zbulon projektin Neon, ndryshimin e parë madhor vizual në Windows 10

Detajet rreth “Projektit Neon” janë të pakta për momentin, por pamje e re vizuale do të përqendrohet në animacionet dhe efektet kaluese mes dritareve.

Ky ndryshim vizual do të prekë të gjitha paisjet me këtë sistem operativ që nga kompjuterat personal tek tabletët, HoloLens, Xbox dhe disa prej telefonëve Windows Phone raporton Windows Central.

Ishte një përdorues i Twitter, Tom Hounsell, i cili ndau me ne një imazh të pastër të ndryshimeve që pritet të vinë.

Pak gjëra ndryshojnë në strukturë por kjo Windows 10 të jep një ndjesi më moderne. Ikonat e TaskBar-it janë më dinamike. Cortana do të përfaqësohet nga ikona e saj në vend të ikonës kërkuese.

Ora në taskbar është më e theksuar ndërsa ikonat e qendrës së njoftimeve mungojnë. Windows Central thotë se një pjesë e kodit të Projektit Neon është përfshirë në versionet e fundit eksperimentale të Windows 10-ës.

Më shumë informacion pritet nga Microsoft në konferencën Build të zhvilluesve gjatë muajit Maj. Përditësimi i parë i sistemit operativ për këtë vit është ajo e Krijuesve në Prill ndërsa një i dytë vjen në fundit të vitit.

Loading...

Mos i humb

Facebook dhuron maska mbrojtëse kundër koronavirusit

Opoja.net

Zgjerohet App Store – Apple e inkuadron edhe Kosovën

Opoja.net

Coronavirusi: A duhet ta pastrojmë telefonin shpesh?

Opoja.net

Superkompjuteri që identifikon kimikatet në përhapjen e koronavirusit

Opoja.net

Gati një aplikacion për koronavirusin, kjo është mënyra si do të funksionojë

Opoja.net

Bill Gates paralajmëroi për një pandemi për vite me rradhë: “Ne nuk jemi gati”

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net