Opoja.net

Mijëra njerëz kanë protestuar në Zvicër kundër teknologjisë 5G

Teknologji

Mijëra njerëz kanë protestuar në kryeqytetin zviceran Bern për përdorimin e teknologjisë 5G në të gjithë vendin, nga e cila ata kanë frikë se mund të dëmtojë shëndetin e njerëzve.

Protestuesit, me shumë pankarta, u mblodhën para ndërtesës së parlamentit zviceran për të ndaluar ndërtimin e më shumë antenave të 5G.

“Fakti që dolën kaq shumë njerëz sot është një shenjë e fortë kundër prezantimit të pakontrolluar të 5G,” tha Tamlin Schibler Ulmann, bashkë-president i Frequencia, grupi që organizoi tubimin.

Principata e vogël e Monakos u bë vendi i parë në Evropë që përuroi rrjetin telefonik 5G në korrik bazuar në teknologjinë e firmës kineze Huawei, e cila shihet nga SHBA si një rrezik i madh për sigurinë.

Por kritikët në Zvicër argumentojnë se sistemi i ri rrezatues elektromagnetik paraqet rreziqe të papara për shëndetin dhe mjedisin, në krahasim me gjeneratat e mëparshme të teknologjisë mobile.

Peticionet në internet kanë ndihmuar në bindjen e disa kantoneve zvicerane – në Gjenevë, Vaud, Fribourg dhe Neuchatel – për të shtyrë ndërtimin e antenave, si një masë paraprake.

Federata Zvicerane e Mjekëve (FMH) gjithashtu ka argumentuar për një qasje të kujdesshme ndaj teknologjisë së re.

Kundërshtarët e teknologjisë së re po përpiqen të mbledhin 100,000 nënshkrime që u duhen për të detyruar një referendum për vendosjen e një moratoriumi në teknologji derisa rreziqet e tij të mund të vlerësohen siç duhet.

Në shkurt, Zvicra i atribuoi frekuencat 5G tre operatorëve kryesorë, Swisscom, Sunrise dhe Salt dhe operatorët po shtypnin teknologjinë e re në reklamat televizive. /Telegrafi/

Mos i humb

Pas PayPal, kriptovalutën Libra e braktis edhe Visa e MasterCard

Opoja.net

YouTube iu mundëson të shlyeni historinë e kërkimeve në mënyrë automatike

Opoja.net

Instagram po e teston opsionin ‘Group Stories’

Opoja.net

Si e ndryshoi Samsung botën e teknologjisë dixhitale?

Opoja.net

Volkswagen zbulon “logon” e re për modelet e tij sportive

Opoja.net

Edhe Facebook e di që Kosova ka zgjedhje

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net