Opoja.net

Milan gjen Theo Hernandezin e ri

Sport
Milan gjen Theo Hernandezin e ri

Milan po kërkon një nënshkrim të ri të Theo Hernandez, por këtë herë për krahun e djathtë.

Davide Calabria dhe Andrea Conti nuk kanë arritur të tregojnë paraqitje të mirakëtë sezon, duke bërë që kuqezinjtë të veprojnë në treg.

Sipas Gazzetta Dello Sport, Milani ka identifikuar dy objektiva në treg: Denzel Dumfries dhe Emerson, të cilët të dy kanë qenë të lidhur me klubin për disa javë tani, përcjell ORAinfo.

24-vjeçari, i cili luan për PSV Eindhoven, ka një çmim prej rreth 18 milionë euro.

Agjent i tij është Mino Raiola dhe Milani me siguri do të ketë më shumë diskutime me të në ditët në vijim, aktualisht duke negociuar të ardhmen e Gigio Donnarumma dhe Zlatan Ibrahimovic.

21-vjeçari është në pronësi të Barcelonës, aktualisht me hua në Real Betis, dhe vlerësohet rreth 30 milionë euro. Milani tashmë ka pasur takime për të eksploruar mundësinë e sjelljes së brazilianit në Itali.

Synimi i Milanit është të shesë Davide Calabria dhe më pas të investojë përsëri në një mbrotjës të djathtë.

Italiani erdhi nga sektori i të rinjve të rossonerëve dhe kështu shitja e tij do të garantonte një fitim të plotë kapitali. /ORAinfo/

Loading...

Mos i humb

Barcelona 3:1 Napoli, këto janë notat e lojtarëve

Fari Kolloni

Kompletohen çiftet çerekfinaliste, mësohet se kush me kë do të përballet

Fari Kolloni

Agjenti konfirmon gjithçka, kjo do të jetë e ardhmja e Lautaros

Fari Kolloni

Bayern – Chelsea, shënohet një super-gol në këtë ndeshje

Fari Kolloni

Pirlo trajner i Juventusit?

Fari Kolloni

Milan dhe Fiorentina po e bëjnë shkëmbimin e madh

Fari Kolloni
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net