Opoja.net

Milani mposht Sassuolon dhe e kalon Interin në tabelë

Sport

Me vetëm një gol të shënuar në San Siro, Milani e ka mposhtur Sassuolon duke arkëtuar pikë të plota në ndeshjen e javës së 26-të në Serie A.

Rezultati u zhbllokua në minutën e 35-të, kur pas një harkimi nga këndi, Pol Lirola gaboi duke e futur topin në golin e skuadrës mysafire.

Momenti i golit (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Një goditje të mirë nga gjuajtja e lirë e ekzekutoi Domenico Berardi në fund të pjesës së parë, mirëpo Gianluigi Donnarumma ishte komod në intervenimin e tij.

Nga minuta e 64, Sassuolo luajti me një lojtar më pak, pasi Andrea Consigli u përjashtua direkt me karton të kuq pas shqyrtimit të VAR-it.

Franck Kessie dhe Hakan Calhanoglu u treguan të rrezikshëm për Rossonerët, ndërsa edhe lojtarët mysafirë rrezikonin me rastet e tyre. Një tjetër mundësi nga gjuajtja e lirë e shpërdoroi Berardi në minutat shtesë.

Fitore e rëndësishme për Milanin (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Kjo fitore e pozicionon Milanin në vend të tretë në tabelë me një pikë më shumë se rivali lokal, Inter (që të premten pësoi nga Cagliari).

Sassuolo nuk rrezikon rënien nga elita e futbollit italian, pasi ndodhet në pozitën e 11-të në tabelë, me 13 pikë larg zonës së rrezikut.

Në xhiron e ardhshme, Rossonerët udhëtojnë te Chievo, kurse Sassuolo është nikoqir i Napolit. /Telegrafi/

Loading...

Mos i humb

Ronaldo: ‘Derby d’Italia’ i mirë sa ‘El Clasico’

Opoja.net

Kelmendi e Gjakova, më të mirët e vitit 2019

Opoja.net

Drejtori sportiv i Werder, Baumann: Vështirë ta mbajmë Rashicën

Opoja.net

Liga e Kampionëve: Sonte zhvillohen dy super derbi

Opoja.net

Kosova gati u përjashtua nga garat ndërkombëtare!

Opoja.net

Guardiola: Real Madridi është mbret i Ligës së Kampionëve

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net