Opoja.net

Ministri Blerim Kuçi është në konflikt të interesit për tenderin 5 milionësh

Kosova
Ministri Blerim Kuçi është në konflikt të interesit për tenderin 5 milionësh

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerim Kuçi, është personi i cili ditëve të fundit ka qenë shumë i përfolur në opinion për shkak të një tenderit që kompania e tij e fitoi.

Agjencia Kundër Korrupsionit ka nisur hetimet ndaj ministrit Kuçi, për të parë nëse ai ndodhët në konflikt të interesit kur kompania e tij N.P.N “Hidroterm”SHPK, më datë 06 tetor 2020, lidhi kontratë me Shërbimin Spitalor Universitar të Kosovës për projektin “Ndërtimi i objektit spitalor për Nënën dhe Fëmijën në Prizren”, në vlerë prej 4 milionë e 915 mijë euro.

Duke ju referuar ligjit për parandalimin e konfliktit të interesit, njohësit e ligjit mendojnë se, ministri Kuçi ndodhet në konflikt të interesit, andaj kanë hetime nga organet e drejtësisë.

Ehat Miftaraj, drejtor Ekzekutiv në Institutin e Kosovës për Drejtësi – IKD thotë për lajmi.net, se ligji për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik është ndër ligjet më të avancuara që ka miratuar Republika e Kosovës që nga shpallja e pavarësisë. I njëjti ligj, sipas tij, i përcakton në mënyrë të detajuar rastet potenciale të konfliktit të interesit, rregullat, procedurat, etj.

“Ky ligj, në nenin 1 të tij, ndër të tjera bën të qartë qëllimin për të forcuar integritetin e institucioneve publike përmes parandalimit të konfliktit të interesit. Ky ligj promovon dhe e ngrit në një nivel më të lartë rëndësinë e integritetit në radhë të parë të zyrtarëve të lartë publik pastaj edhe të vet institucioneve, që nënkupton se vetëm perceptimi në publik se një zyrtar i lartë publik mund të jetë në situatë të konfliktit të interesit, duhet të obligojë zyrtarin të shmang situatën e konfliktit të interesit. Me vet faktin se një ministër në qeveri merr tender miliona euro, pa marr parasysh nëse i njëjti është person i autorizuar ose jo, sipas këtij ligji, frymës dhe qëllimit të këtij ligji përbën konflikt të pastër interesi”, tha Miftaraj

Sidoqoftë, ai thotë, se IKD-ja në vazhdimësi e ka potencuar dhe e potencon se Kosova miraton ligje shumë të avancuara, por që këto ligje mbesin vetëm në letër, duke mos gjetur zbatim ose zbatim selektiv.

“Me vet faktin se dy pozitat kryesore të sistemit të drejtësisë, si kryeprokurori aktual i shtetit dhe kryetari i gjykatës supreme të Kosovës, janë ose kanë qenë në konflikt të pastër interesi dhe nuk kanë asnjë pasojë, është dëshmi se edhe në rastin e ministrit aktual, ligji do të mbetet vetëm në letër”, shtoi tutje drejtori i IKD-së.

Megjithëkëtë ka edhe persona të tjerë të emëruar politikë apo shërbyes civilë që kompanitë e tyre fitojnë tender në Kosovë.

Pa e paragjykuar rastin, ish-drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Hasan Pretni, ka kërkuar nga AKK-ja që të jetë me efektive në hetimet e saj.

“Konflikt i interesit është kategori morale, ka të bëjë edhe me etikën, moralin dhe integritetin institucional dhe personal. Nuk duhet bazuar vetëm në ligjin. Ligji e parasheh se të drejtat e udhëheqjes se biznesit duhet bartur të personi i besuar jo-familjari. Konflikti i interesit nëse rezulton me dëme materiale ai mund të trajtohet edhe si vepër penale. Në këtë mesin tonë konflikti i interesit është banalizuar skajshëm. Konflikti i interesit ekziston edhe si konflikti në dukje. Të gjitha veprimet (konflikti i interesit, nepotizmi, punësimet politike, klientelizmi…) që ndikojnë negativisht në perceptimin e publikut dhe zvogëlojnë besueshmërinë e qytetarëve tek institucionet janë të dëmshme. Institucionet e Kosovës, në këtë rast Agjencia kundër Korrupsionit, duhet të jetë me aktive, duhet vepruar me shpejtësi duke ofruar opinione dhe sqaruar situata”, tha Preteni.

Ish-kreu i AKK-së, mendon se zyrtarët e lartë, kompanitë e tyre nuk duhen fare të konkurrojnë në tenderët publik, e jo më të marrin punë.

“Madje, familjaret e zyrtarëve të lartë nuk duhet të punësohen në institucionet shtetërore ku ndikimi i prindërve të tyre mund të reflektojë, ndikojë. Të keni pozita të larta në institucionet shtetërore do të thotë përgjegjësi e jo privilegj. T’i shërbesh vendit është krenari e jo privilegj. Njësiti i vetëm i matjes së korrupsionit në një vend është perceptimi publik. Të gjithë mekanizmat vendor dhe ndërkombëtar raportet e tyre i bazojnë në perceptim. Të marrësh tender në qeveri e të jeni pjese e saj, të punësoni anëtarët e familjes, të pasuroheni shumë dhe shpejt. Po të gjitha këto qytetari po i përjeton e kur i ka të gjitha këto informacione negative normalisht se nuk do të ju beson institucioneve dhe do të mendon dhe flet keq për shtetin dhe qeveritarët”, shtoi tutje Preteni.

Referuar Ligjit nr. 06/L -011, për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik, Agjencia Kundër Korrupsionit ka nxjerr shumë opinione për zyrtarët që kanë aksione në një kompani.

Sipas AAK-së, mjafton të heqësh dorë nga të qenurit menaxher apo person i autorizuar në kompani dhe mund të ushtrojë funksionin publik, madje lejohet edhe lidhja e kontratave në mes kompanive të tyre dhe institucioneve publike.

Rasti më tipik është vetë menaxheri i prokurimit të Agjencisë Kundër Korrupsionit, Ahmet Hasani.

Hasni është pronarë i kompanisë “Mont Engineering”, që për person të autorizuar e ka Hasan Mjekun. Kompania e menaxherit të prokurimit të AKK-së, ka fituar disa tender në Korporatën Energjetike të Kosovës.

Referuar ligjit, ministri Kuçi aktualisht ndodhet në konflikt të interesit. Kjo pasi, sipas ARBK-së, person i autorizuar në kompaninë e tij është Blertë Kuçi, vajza e ministrit.

Sipas Ligjit nr. 06/L -011, për parandalimin e konfliktit të interesit, neni 15: Transferimi i të drejtave në drejtimin e ndërmarrjes, “Zyrtari i lartë, pronari i aksioneve, gjegjësisht pjesës së kapitalit në një ndërmarrje, gjatë ushtrimit të funksionit publik, duhet t’i transferojë të drejtat e administrimit ose menaxhimit, apo drejtimit tё ndërmarrjes tek ndonjë person i besuar. Personi i besuar sipas paragrafit 2. të këtij neni do të veprojë në drejtim të realizimit të drejtave të zyrtarit të lartë dhe të drejtave nga kapitali në emër të tij por për llogari të zyrtarit të lartë”.

Sipas Nenit 3 – Përkufizimet, paragrafi 1.7. “Person i besuar – personi fizik ose juridik që ushtron në mënyrë të pavarur të drejtat e administrimit të ndërmarrjes apo të drejta të tjera të përcaktuara me marrëveshje për aksionet ose pjesët në kapital të zotëruara në mënyrë pasive nga zyrtari i lartë. Personi i besuar nuk mund të jetë bashkëshorti, fëmijët, një zyrtar apo person tjetër me lidhje varësie, qoftë edhe të tërthortë, për shkak të funksionit publik me zyrtarin në fjalë dhe një ndërmarrje ose organizatë jofitimprurëse ku zyrtari zotëron pjesë në kapital ose aksione apo ka pasur ose ka marrëdhënie interesi të çfarëdo lloji”.

The post Ministri Blerim Kuçi është në konflikt të interesit për tenderin 5 milionësh appeared first on FaktePlus.

Kur pritet të përfundojë gjysmëvjetori i parë?! Vendimi i papritur!

Opoja.net

Kërcënimet nga Serbia, KFOR-i i gatshëm të intervenojë nëse cenohet siguria në Kosovë

Opoja.net

Moderna thotë se është arritur 100% efekti i vaksinës kundër COVID-19

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net