Ministri i Shëndetësisë thotë se maska duhet të bartet edhe në veturë nëse nuk jeni vetëm

Kosova
Ministri i Shëndetësisë thotë se maska duhet të bartet edhe në veturë nëse nuk jeni vetëm

Zemaj ka thënë se maska duhet të bartet edhe në veturë nëse nuk jeni vetëm.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka sqaruar edhe një herë bartjen e maskave nga qytetarët për të parandaluar përhapjen e Covid-19.

Tha se tashmë kanë hartuar udhëzuesin për bartjen e maskës.

“Bartja e maskës do të jetë obligative. Vetëm nëse je i vetëm në veturë nuk do të detyrohesh ta mbash maskën. Cdo person i dytë duhet me qenë me maskë”, sqaroi Zemaj në Klan Kosova.

Edhe nëse në një veturë të gjithë janë anëtarë të së njejtës familje?

“Pa marrë parasysh edhe nëse janë të së njejtës familje, dikush mund të jetë potencialisht shpërndarës i infeksionit”, tha Zemaj,

Zemaj: Po shqyrtohet mbyllja e kufijve dhe kufizim i lëvizjes në zonat më të prekura me COVID-19

Opoja.net

Pandemia dëmtoi rëndë edhe Byronë Kosovare të Sigurimit

Kushtrim Guraj

Rritja e rasteve me COVID 19, mësimi në Kosovë po vazhdon në dy variante

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net