Opoja.net

Ministri italian konfirmon se kanë nisur hetimet kundër Ronaldos

Sport
Ministri italian konfirmon se kanë nisur hetimet kundër Ronaldos

Ministri i Sportit i Italisë, Vincenzo Spadafora, e ka përsëritur se sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo, e ka shkelur protokollin e koronavirusit dhe se ka nisur një hetim për ta dëshmuar këtë.

Ronaldo u largua nga Torino për t’iu bashkuar ekipit kombëtar të Portugalisë kur skuadra e Juventusit duhej të qëndronte e ngujuar pas rasteve me Covid-19, por 35-vjeçari nuk e respektoi protokollin.

Kjo shkaktoi zënkë mes ministrit, klubit dhe lojtarit.

Pastaj Ronaldo u infektua me koronavirus sa ishte në detyrë me Portugalinë dhe u rikthye në Torino përmes një aeroplani privat.

Rikthimi i tij nuk është problem, sepse për të kishte pajtim me të gjitha autoritetet relevante, por vendimi i tij për t’u larguar nga karantina.

“Ronaldo nuk e respektoi protokollin kur u largua”, tha Spadafora për RAI.

“Ka nisur një hetim për ta dëshmuar këtë”, shtoi ai.

The post Ministri italian konfirmon se kanë nisur hetimet kundër Ronaldos appeared first on FaktePlus.

“Ekonomikisht, do ta shisja Messin në verë”

Kushtrim Guraj

Neymar: Dua të luaj me Messin nga sezoni i ardhshëm

Kushtrim Guraj

LAJMI I FUNDIT: Amir Rrahmani rezulton negativ, mposht koronavirusin

Kushtrim Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net