Opoja.net

Ministri Mustafa takoi drejtorin e Shoqatës së Sigurimeve, Sami Mazrek

Natyra
Ministri Mustafa takoi drejtorin e Shoqatës së Sigurimeve, Sami Mazrek

Sistemi i sigurimeve në sektorin e bujqësisë, është një komponentë thelbësore për një sektor më konkurrues, më produktiv e më fitimprurës në Kosovë.

Kështu është shprehur ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, gjatë takimit me drejtorin ekzekutiv të Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës, Sami Mazreku, me të cilin kanë biseduar për rëndësinë e sistemit të sigurimeve në sektorin e bujqësisë në Kosovë, si dhe për avancimin e mëtejmë të këtij sistemi në vend.

“Sigurimi i prodhimtarisë bujqësore është segment shumë i rëndësishëm për ta zhvilluar dhe avancuar sektorin e bujqësisë edhe më tej dhe për ta bërë atë më konkurrues”, ka thënë ministri Mustafa.

Ai ka theksuar se një sistem i mirë i sigurimit bujqësor ndihmon padyshim edhe në rritjen e produktivitetit dhe profitabilitetit të fermerëve të Kosovës.

Në anën tjetër, drejtori ekzekutiv i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës, Sami Mazreku, theksoi rëndësinë e sigurimeve në sektorin e bujqësisë, duke vlerësuar tashmë edhe lansimin e sistemit të sigurimeve në Kosovë. ‘Sistemi i sigurimeve në bujqësi ndikon edhe në forcimin e një mjedisi të përshtatshëm, duke rritur në këtë mënyrë edhe aftësitë teknike në zbutjen e rreziqeve që kërcënojnë këtë sektor”, ka thënë ai.

Ndryshe, në fillim të vitit 2019, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në bashkëpunim me Korporatën Financiare Ndërkombëtare (IFC), anëtare e Grupit të Bankës Botërore, kanë lansuar sistemin e sigurimeve bujqësore në Kosovë. / Front Online /

Loading...

Mos i humb

Mbi 4.7 milionë euro të paguara për bujqit

Opoja.net

Ministri Mustafa ka intensifikuar pagesat për fermerët përfitues nga viti 2019

Opoja.net

Ekipet e MBPZhR-së në terren për vlerësimin e dëmeve në bujqësi

Opoja.net

As në 2020-ën s’ka tatim për tokat që nuk punohen

Opoja.net

Banka Botërore vazhdon mbështetjen e bujqësisë në Kosovë

Opoja.net

Ky është plani për zhvillimin e bujqësisë në qeverinë Kurti (Dokument)

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net