Opoja.net

Ministri Shala i pret në takim zyrtarët e Iniciativës për rindërtimin e Xhamisë në Kalanë e Prizrenit

Kosova Xhami
Ministri Shala i pret në takim zyrtarët e Iniciativës për rindërtimin e Xhamisë në Kalanë e Prizrenit

Në vijimësinë e aktiviteteve të Iniciativës Qytetare për ndërtimin e Xhamisë në Kalanë e Prizrenit gjatë ditës, zyrtarët e kësaj iniciative janë pritur nga ministri i Kulturës  Kujtim Shala dhe sekretari i përgjithshëm, Veton Firzi.

Ilir Gashi kryetar i Iniciativës qytetare për ndërtimin e Xhamisë në Kalanë e Prizrenit tha për Gazetaere se takimi ishte shumë konstruktiv.

“ Iniciativa Qytetare e Prizrenit, kërkoi nga Ministri që të përkrahë rindërtimin e xhamisë në Kalanë e Prizrenit, pasi që ekzistojnë faktet autentike dhe se të gjithë faktorët relevant të Komunës së Prizrenit e kërkojnë një gjë të tillë. Po ashtu kërkuan prej tij që të përkrahë edhe rindërtimin e Sahat Kullës dhe funksionalizimin e topit në Kalanë e Prizrenit” tha Gashi.

Sipas  zyrtarëve të Iniciativës qytetare për rindërtimin e Xhamisë në Kalanë e Prizrenit në fjalën e tij, ministri Shala deklaroi se është i njoftuar për këtë çështje, dhe theksoi me këtë rast se për kërkesën e Bashkësisë Islame të Prizrenit për rindërtimin e Xhamisë, si dhe kërkesat e tjera, kompetent është komisioni i pavarur, i cili duhet të vendosë profesionalisht.

Ai tha, se si ministri presin dhe shpresojnë që ky komision do të japë një vlerësim meritor, mbi bazën e fakteve dhe argumenteve. Komisioni në fjalë, do ta bëjë vlerësimin e projektit, dhe sipas procedurës, Bashkësia Islame dhe Iniciativa Qytetare duhet të kërkojnë lejen në Kuvendin Komunal i Prizrenit për ekzekutimin e projektit.

Me këtë rast, Iniciativa Qytetare e Prizrenit ia dorëzoi një kopje të peticionit me më se 31.000 nënshkrime të qytetarëve të Komunës së Prizrenit.

Osmani i ndan Rifat Jasharit Urdhrin e Lirisë

Opoja.net

Bizneset kundërshtojnë 5 për qindëshin për deponimin e parave të metalit, BQK thotë se ky proces ka kosto

Kushtrim Guraj

Emocionuese: Ushtarët e FSK-së bëjnë foto të veçantë me flamurin kuq e zi

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net