Opoja.net

Ministri Zemaj paralajmëron ashpërsim të masave

Kosova
Ministri Zemaj paralajmëron ashpërsim të masave

Zemaj paralajmëron ashpërsim të masave antiCOVID-19.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka mbajtur sot një konferencë për media, ku ka paralajmëruar ashpërsim të masave antiCOVID-19.

Sipas tij, konform legjislacionit në fuqi, do të ketë gjoba për të7 gjithë ata që nuk respektojnë masat, transmeton Klan Kosova.

“Edhe kur kam marrë mandatin si Ministër i Shëndetësisë, në kohën kur ka filluar lirimi i masave, kam qenë i vetëdijshëm se do të ketë rritje të rasteve të infeksionit. Kam qenë i vetëdijshëm edhe për presionin që do të ketë nga dikastere të ndryshëm për hapje”.

“Kemi qenë të vendosur të ruajmë shëndetin publik, por paralelisht edhe atë ekonomik e mental. Sigurisht po të ktheheshim në atë izolim do të kishte një situatë krejt ndryshe. Por kemi provuar të ruajmë shëndetin publik karshi atij ekonomik e mental”.

“Në vazhdimësi kam bashkëpunuar me ekspertët shëndetësorë dhe institucionet përkatëse. Përkundër masave, kemi marrë në ditët e fundit që nuk janë respektuar ato”.

“Derisa Bashkësia Islame e Kosovës ka respektuar masat, për çfarë e falënderoi, në sektorin e gastronomisë dhe nga shumica e qytetarëve nuk janë respektuar masat. Isha dëshmitar në terren dhe kam marrë me mijëra mesazhe nga qytetarët e shqetësuar”.

“Përballë kësaj situate jemi të detyruar të ashpërsojmë masat. Do të koordinojmë veprimet me Policinë e AVUK-un dhe prokurorin e shtetit. Për të marrë masat konform legjislacionit”.

Loading...

Mos i humb

Gucati kërcënon Hotin: Ndërprej bisedimet me Serbinë, ose do të përballesh me protesta të përditëshme

Opoja.net

Patrullimi i xhandarëve serbë në Karaçevë, vjen reagimi nga Lutfi Haziri

Opoja.net

Puna në kohë pandemie, gastronomët bëjnë këtë veprim

Opoja.net

Shkaku i pandemisë, rreth 40 mijë kosovarë mbetën pa punë

Opoja.net

Javë e rëndë për vendin tonë, ja sa persona humbën jetën që nga e hëna si pasojë e koronavirusit

Opoja.net

Kjo është pasuria ‘marramendëse’ e Kryetarit të Prizrenit

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net