Opoja.net

Ministria e Bujqësisë ka një njoftim për fermerët rreth aplikimit për subvencione

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka bërë të ditur se afati për aplikim për pagesa direkte – subvencione për vitin 2021 është zgjatur, shkruan FrontOnline.

Kjo është bërë e ditur nga vetë Ministria përmes një njoftimi në Facebook, ku ka shtuar se aplikimi është zgjatur deri më 05 tetor 2021 ora 16:00.

58
Cilën kandidatë e shihni fituese në raundin e dytë të zgjedhjeve ?

“Kjo zgjatje e periudhës për aplikim po bëhet për shkak të kërkesave të fermerëve dhe Drejtorive Komunale për Bujqësi duke iu mundësuar në këtë mënyrë aplikimin të gjithë fermerëve, që kanë mbetur pa aplikuar deri më tani në kuadër të Programit për Pagesa Direkte 2021”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Njoftimi i plotë:
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural njofton të gjithë fermerët se afati për aplikim për pagesa direkte – subvencione për vitin 2021 është zgjatur deri më 05 tetor 2021 ora 16:00.
Kjo zgjatje e periudhës për aplikim po bëhet për shkak të kërkesave të fermerëve dhe Drejtorive Komunale për Bujqësi duke iu mundësuar në këtë mënyrë aplikimin të gjithë fermerëve, që kanë mbetur pa aplikuar deri më tani në kuadër të Programit për Pagesa Direkte 2021.
Ndërkaq, procedurat e aplikimit dhe dokumentacioni mbetet i njëjtë dhe të gjithë të interesuarit informatat e hollësishme mund t’i gjejnë në web faqen e MBPZHR-së, www.mbpzhr-ks.net dhe në web faqen e AZHB-së, www.azhb-ks.net, si dhe në Drejtoritë Komunale për Bujqësi.

Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net
Fokusi
Shiko
Zgjedhjet
Abonohu
Raporto