Opoja.net

Ministria  e Diasporës  dhuroi një komplet fanelash për klubin futbollistik “Opoja ,, nga Dragashi (Foto)

Opoja Sport

Në kuader të projektit   të regjistrimit të  diasporës  me logon ,,Ti je pjes e atdheut” Ministria e Diasporës  dhuroi një sasi të konsideruar  fanelash   klubit  futbollistik ,,Opoja” nga Dragashi, trasmeton Opoja.net.

Në kuader të këtij projekti  Ministria e Diasporës ka organizuar aktivitete të ndryshme  nëpër të gjitha komunat e Kosovës me moton ,, Ti je pjes e atdheut” , kurse në komunën e Dragashit këtë donacion ja dhuroi KF ,,Opojës”.

Dorëzimin e këtij donacioni e bëri përfaqësuesi i MD, z. Xhemal Cenaj, i cili  rekomandoi qytetaret e komunës së Dragashit që ti bashkangjitën projektit për regjistrimin e diasporës.

Ky regjistrim bëhet te zyrtaret e kësaj ministrie në komunën  e Dragashit dhe pëmes portalit zyrtar të Ministris së Diasporës :  rdks.info.

“Apelojm  të të gjithë qytetarët e komunë së Dragashit që gjëndën në diaspor ti bashkangjitën këtij regjistrimi me moton ,, Ti je pjes e atdheut”, theksoi z. Xhemal Cenaj.

“Në  emër të KF ,, Opoja” falenderojmë  Ministrin e Diasporës pë këtë donacion modest , dhe shpresojmë   se edhe në të ardhmën  do të kemi përkrahje nga kjo ministri”, ka thënë Kryesia e Klubit.

Për nder të ditës së  diasporës vitin e ardhshëm  KF,, Opoja” do të organizojë turnir të futbollit për pesë ditë, për nder të bashkë atdhetarve tanë që punojnë dhe jetojnë jashtë vendit, dhe shpresojmë në përkrahje të kësaj ministrie në këtë projekt. (Opoja.net)

 

Lajm i papritur nga Argjentina, Maradona ka nënshkruar të mos varroset, zbulohet çfarë ka kërkuar legjenda e futbollit

Kushtrim Guraj

Punonjësi i funeralit bënë foto me kufomën e legjendës argjentinase dhe kritikohet pafundësisht në rrjetet sociale

Kushtrim Guraj

Dikur Maradona thoshte: Çfarë lojtari kemi humbur për shkak të kokainës!

Kushtrim Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net