Opoja.net

Ministrja Haradinaj – Stublla nesër pret në aeroport kryediplomatin grek

Kosova
Ministrja Haradinaj – Stublla  nesër pret në aeroport kryediplomatin grek

Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj Stublla nesër pret homologun e saj në aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”.

E menjëherë pasi ministri i Jashtëm grek të zbresë, bashkë me ministren Haradinaj Stublla do të prononcohen para mediave.
Më poshtë gjeni komunikatën e plotë të Ministrisë së Jashtme:

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Meliza Haradinaj – Stublla pret nesër në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” homologun e saj grek, Ministrin e Jashtëm z.Nikos Dendias.

Kryediplomati grek arrin në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në orën 9:00.

Para aterrimit të aeroplanit që sjell ministrin grek, kryediplomatja kosovare Haradinaj – Stublla do të ketë një prononcim të shkurtër për media.

Hoti paralajmëron se mund të ketë masa edhe më të ashpra në fund të javës

Opoja.net

111 persona të moshuar në Kosovë janë pa përkujdesje familjare

Opoja.net

Sa shtetas të Kosovës jetojnë në Gjermani

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net