Mishi si burim i sëmundjeve

Shëndeti
Mishi si burim i sëmundjeve

Mishi është ndër ushqimet esenciale për jetë. Mishi në vete përmban proteina, yndyrna, vitamina dhe minerale, ku, këto sigurojnë një jetë të shëndetshme për konsumuesit.

Përveçqë kanë rol ushqyes, mishi luan rol parandalues dhe kurues të sëmundjeve të ndryshme tek njeriu, psh mishi përmban acide yndyrore të pangopura që janë shumë të rëndësishme në diet për uljen e rrëzikut të sëmundjeve kardiovaskulare.

Për t’i përfituar këto të mira, duhet ndjekur rregullat e caktuara shkencore që garantojnë mish të shëndetshem, punë kjo që u takon profesionistëve të kësaj fushe.

Nëse nuk ndjeken procedurat e rregullta, prej kontrollit të veterinerit për therrje të kafshës e deri te përfitimi i mishit, mishi ka rreziqe që manifestohen me sëmundje të ndryshme dhe mjaft serioze.

Përveq therrtoreve të licesuara nga shteti, kemi edhe therrje me rite fetare që janë evidente edhe në vendin tonë (dhe duke pas parasysh mënyrën e mbajtjes së kafshëve), kontrolli dhe analizat janë të patjetërsushme.

Nga kontrolli i kafsheve për therrje, ndalohen therrjet nëse kafshët kanë temperaturë, nëse identifikohen sëmundjet me agjent shumë infektiv, gjatë konstatimit të përdorimit të substancave hormonale apo të përdorimit të preparateve jo të lejueshme, por edhe në konstatimin e kafsheve me abcese të shumta në trup, dehidrim, tumore të shumta të shpërndara në trup etj.

Deri sa kemi edhe therrje individuale, duhet pasur kujdes që mos t’i shkaktojmë stres kafshëve sepse mikroorganizmat që gjinden në traktin digjestiv, në gjendje stresi ata kalojnë nga lumeni i zorrëve në rrugët limfatike dhe përmes qarkullimit të gjakut, kalojnë në muskulatur të pastër të organizmit, ku, kemi një kontaminin mikrobik.

Mbetjet në mish janë edhe ndër rreziqet më të mëdha për konsumusit sepse në krahasim më mikroogranizmat, janë më vështirë për t’u identifikuar.

Si mbetje konsiderohen:

-Antibiotikët: mbetjet e antibiotikëve kanë rreziqe si formimi i alergjive tek njeriu, rezistencë e mikroorganizmave dhe dëmtim direkt të shëndetit të njeriut, psh Kloramfenikoli mund të shkakoj një anemi aplastike tek njeriu.

-Anabolikët: që janë lënde stimuluese të majmëris.
Përdorimi i diethylstilbesterolit tek viçat e majmëris ka shkaktuar karcinom të cerviksit tek gratë.
Konsumimi i mëlqis nga kafshët të injektuar me Clenbuterol, çon në çrregullime të zemrës/aritmi të zemrës.

-Dioxinat: konsiderohen si substancat më të rëndësishme toksike, për shkak të pranis së tyre kudo në ambient dhe me një toksicitet të lartë.Shenjat klinike gjatë intoksikimit me dioxin janë: gjendje gërdie, vjellje, dëmtime të mëlqis etj. Gjithashtu dioxinat janë klasifikuar edhe si humankancerogjen.
Transmetimi i sëmundjeve përmes mishit janë edhe agjentët bakterial, virusal dhe parazitar.

Agjent bakterial janë: antraxi, bruceloza, salmoneloza, yersinia enterocolitica, campylobacterioza etj.

Agjentët virusal: difteria e shpendëve, influenca aviare, etj.
Agjentët parazitar: trikineloza, cysticerkoza, sarkospordioza etj.

Të gjitha këto agjent kërkojnë temperatura të caktuar për shkatrrimin e tyre.

Trajtimi i kafshëve me mirqenje redukton numrin e sëmundjeve, e që rrjedhimisht edhe ne kursehemi nga sëmundjet e tyre që i marrim përmes produkteve të tyre.

Cilat janë dallimet ndërmjet gripit sezonal dhe virusit Covid, flet infektologu kosovar

Opoja.net

Këtë vit 250 raste të reja me kancer të gjirit, pandemia ndikoi edhe në aspektin psikologjik

Opoja.net

Si ndikon diabeti tek tensioni i lartë i gjakut – çfarë duhet të bëni

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net