Opoja.net
Meka Mish

Mitrovica bëhet me Qendër të Inovacionit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka iniciuar sot hapjen e Qendrës së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në Mitrovicë.

Duke folur para qindra studentëve dhe profesorëve në Universitetin e Mitrovicës ku do të jetë e vendosur qendra e inovacionit, Kryeprlamentari Veseli tha se çelësi i zhvillimit ekonomik qëndron tek sektori privat, tek industria prodhuese, tek ekonomia e dijes dhe shkathtësive teknologjike.

“Ky është vizioni ynë, vizioni më adekuat për ta quar përpara vendin tonë, shtetin tonë, Mitrovicën tonë”, tha Veseli.

Kreu i Kuvendit të Kosovës tha se lajmi i sotëm është lajm që i ka hije Mitrovicës, këtij qyteti të punëtorëve e minatorëve, të studentëve e intelektualëve, të kulturës e të sipërmarrjes, të luftës për liri e të fuqizimit të shtetit.

“Ne kemi një rini të talentuar, që e do punën dhe të ardhmen në vendin e vet, një rini të dashuruar pas teknologjisë informative. Kudo ku ka ide të mira, aty do të jetë përkrahja jonë. Për ne të rinjtë janë forcë krijuese. Ne duam t’i shohim të rinjtë që me talentin e tyre, me dijen dhe përkushtimin e tyre, krijojnë zhvillim, krijojnë vende të reja të punës, bëhen sipërmarrës të lirë”, tha Veseli.

Mos i humb

Universiteti i Prizrenit bën thirrje që studentët të mos shqetësohen

Opoja.net

Zbulohet sa është vlera e pagave që marrin infermierët e Kosovës në Gjermani

Opoja.net

Mbyllet Universiteti i Prizrenit

Opoja.net

Lituania pro heqjes së vizave për Kosovën, Finlanda e rezervuar

Opoja.net

Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, deri në 30 minuta pritje në Merdare

Opoja.net

Në Kosovë shënohet Dita e Popullsisë

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net