Opoja.net

MKRS organizon pritjen për Majlinda Kelmendin dhe të tjerët

Sport
MKRS organizon pritjen për Majlinda Kelmendin dhe të tjerët

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, nesër organizon pritjen e xhudistëve dhe përfaqësuesve të Federatës së Xhudos në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” në terminalin VIP, pas kthimit të tyre nga Kampionati Evropian që u mbajt në Rusi, është bërë e ditur përmes një komunikate.

Majlinda Kelmendi e Nora Gjakova arritën t’i sjellin Kosovës edhe nga një medalje Evropiane nga gara e mbajtur në Rusi, transmeton Koha.net. Klemendi ishte e artë kurse Gjakova e bronztë.

Në pritje të Federatës se Xhudos nga MKRS do të jenë: Rexhep Hoti – zëvendësministër, Veton Firzi – sekretar i Përgjithshëm, Muharrem Sahiti – këshilltar për sport i Ministrit Shala, drejtuesit e Departamentit të Sportit të MKRS-së.

Me këtë rast, në ora 20:00, do të mbahet edhe një konferencë për media.

Ujkani del pozitiv me Covid-19

Kushtrim Guraj

Lëndohet edhe një mbrojtës i Juventusit

Kushtrim Guraj

Kështu nuk e keni parë kurrë Leo Messin, po vuan në Barcelonë

Kushtrim Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net