Opoja.net

MMPH urdhëron rrënimin e murit në Veri, konfirmon kryeinspektori

Kosova
MMPH urdhëron rrënimin e murit në Veri, konfirmon kryeinspektori

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, saktësisht inspektorati i kësaj ministrie, ka marrë vendim sot që të ndalohen punimet në murin pranë urës së Ibrit në Mitrovicë.

Lajmin për Ekonomia Online e ka konfirmuar Kryeinspektori i MMPH-së, Bedri Halimi, i cili ka thënë se është dhënë urdhëresë për rrënimin e rrafshimit dhe kthimit në gjendjen e mëparshëm.

“Po mund të konfirmoj se janë ndaluar punimet në ndërtimin e murit në veri të Mitrovicës, përmes inspektoratit të MMPH-së dhe është dhënë urdhërese për rrënimin e rrafshimit dhe kthimit në gjendjen e mëparshëm. Këtë e kemi bërë me ndihmën e policisë kemi vendos urdhëresën e njëjtë”, ka pohuar ai.

Në mur sot është vendosur njoftimi që janë ndaluar punimet. Vendimi shihet se është marrë dje, datë që shkruan në vendim.

“Do të ndërmarrim hapat tonë ligjor dhe nëse nuk rrënohet do ta dërgojmë në gjykatë”, tha Halimi, se cilët do të jen hapat e mëtutjeshme nëse nuk respektohet vendimi nga autoritetet e Mitrovicës së Veriut.

Ky mur sipas institucioneve të Kosovës është jashtë marrëveshjes për rivitalizim të urës dhe është i jashtëligjshëm.

Oda e Hotelerisë dhe Turizmit paralajmëron protesta nëse s’kalon Pakoja e Rimëkëmbjes Ekonomike

Kushtrim Guraj

Popujt më kursimtarë në rajon, ku renditen kosovarët

Kushtrim Guraj

Në Prizren, 133 gjoba për mosrespektim të masave

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net