Opoja.net

Mogherini flet për dialogun Kosovë-Serbi në KS të OKB: Të hiqet taksa

Kosova

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Europian për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Federica Mogherini përsëriti thirrjet drejtuar Kosovës për heqjen e taksës 100% ndaj produkteve me origjinë nga Serbia edhe nga selia e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, ku ndodhej për një seancë raportimi përpara Këshillit të Sigurimit.

Në fjalimin e saj të gjatë, ku foli mbi kontributet e Bashkimit Europian në sistemin shumëpalësh, Mogherini u ndal edhe në disa zhvillime të rëndësishme të rajonit tonë, duke veçuar ndihmesën e unionit për pajtimin mes vendeve të Ballkanit.

[miptheme_adssystem ad=”40984″ align=”center” hide_on_mobile=”no”][/miptheme_adssystem]

“Më lejoni të falënderoj secilin prej jush për qasjen konstruktive të anëtarëve të Këshillit të Sigurimit ndaj dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës. Për rifillimin e plotë të bisedimeve, tarifat e vendosura nga qeveria e Kosovës ndaj produkteve serbe duhet hequr. Ditën kur kjo do të ndodhë, do të thërras menjëherë një takim të ri për dialogun, në mënyrë që të arrihet një marrëveshje ligjërisht e detyrueshme, e cila do të adresojë të gjitha çështjet e jashtëzakonshme dhe do të sjellin normalizimin e plotë të marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit”, tha Mogherini, raporton tch.

Ajo përmendi më tej rolin e saj si ndërmjetësuese e dialogut, por u kujdes të theksonte se dialogu vet nuk i përkiste asaj, as Bashkimit Europian apo ndonjërit përreth tryezës së Këshillit të Sigurimit, por iu përket më së shumti palëve diskutuese.

“Ndaj, është në dorën e tyre gjetja e një marrëveshjeje që do të ishte e pranueshme dhe e përshtatshme për të dyja palët. Njëkohësisht, marrëveshja përfundimtare duhet të jetë në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe duhet të ketë mbështetjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, tha Mogherini.

Duke theksuar se roli i palëve është dhe do të jetë vendimtar, shefja e politikës së Jashtme të BE-së shprehu gatishmërinë për të intensifikuar shkëmbimet me të gjithë anëtarët e Këshillit të Sigurimit në OKB mbi këtë çështje.

Në fund, ajo u ndal edhe te ngjarja historike që ndodhi këtë vit, sërish në Ballkan. “Marrëveshja e Prespës është një tjetër shembull pozitiv i bashkëpunimit BE-OKB dhe një shembull i mrekullueshëm i lidershipit politik të të dyja vendeve, Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë”, tha ajo.

Në rastin e një përfundimi pozitiv edhe për dialogun Prishtinë-Beograd, kjo do t’i jepte edhe më shumë shpresa rajonit të Ballkanit, i cili do të ishte një model frymëzimi për Europën dhe botën.

Mos i humb

Shkeljet e ministrisë për bukën e ushtarëve të FSK-së

Opoja.net

Haradinaj pret në takim lamtumirës ambasadoren e Kroacisë

Opoja.net

Agjencia e Ushqimit asgjëson 21 tonë mish në depon e Bashkësisë Islame

Opoja.net

Halil Kastrati thotë se ka pasur oferta nga partitë politike, por ka vendosur të mos jetë pjesë e asnjë liste

Opoja.net

Qeveria e re duhet ta përshpejtojë agjendën e integrimeve

Opoja.net

Ministri Ismaili publikon videon me rrëfimin e gruas nga Prizreni, që u trajtua nga zemra në QKUK

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net