Opoja.net

Mogherini: Ka ardhur koha të liberalizohen vizat për Kosovën

Kosova
Federica Mogherini ka thënë se duhet të merret një vendim final për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Ka ardhur koha për liberalizimin e vizave për Kosovën, ka thënë përfaqësuesja e lartë për politikë të jashtme dhe siguri e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini në Helsinki, pas takimit të Ministrave të punëve të jashtme të shteteve anëtare të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

Sipas saj, Komisioni Evropian ka thënë se ka ardhur koha të hiqen vizat për shtetasit e Kosovës.

“Vendimin për këtë duhet ta marrë Këshilli i Evropës dhe është koha e fundit të ndodh. Shpresoj që shtetet e BE-së do ta marrin atë vendim”, theksoi Mogherini, transmeton lajmi.net.

Kurse, ajo ka shtuar se Ballkani Perëndimor është shumë i rëndësishëm nga aspekti strategjik për BE-në dhe duhet të integrohet ajo hapësirë.

“Nga aspekti strategjik është me rëndësi që BE-ja të jetë e bashkuar sa i përket zgjerimit të saj. Shtetet e Ballkanit Perëndimor kufizohen me shtetet anëtare të BE-së dhe krijojnë një ishull brenda Bashkimit”, deklaroi ajo, transmeton lajmi.net.

Ajo theksoi se inkuadrimi i Ballkanit Perëndimor në BE është i rëndësishëm edhe për pajtimin e atyre shteteve që kanë luftuar para 20 vjetësh. Asnjë kriter botëror nuk është i shfaqur në atë hapësirë si BE, sa i përket tregtisë dhe investimeve, theksoi Mogherini. /Lajmi.net/

Mos i humb

Mot vjeshtor, këto janë temperaturat për sot dhe nesër

Opoja.net

Haradinaj: E rëndësishme kush fiton më 6 tetor, sepse ai e udhëheq dialogun me Serbinë

Opoja.net

Mbi 3500 persona hoqën dorë nga nënshtetësia e Kosovës këtë vit

Opoja.net

Gjermania dhuroi 500 mijë euro për FSK-në

Opoja.net

Brnabiq: Gjermania nuk ka propozim konkret e as “vija të kuqe” për Kosovën

Opoja.net

20 vjet nga themelimi i TMK-së

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net