Opoja.net

Mogherini takoi liderët e Ballkanit Perëndimor

Kosova
Mogherini takoi liderët e Ballkanit Perëndimor

Në Buksel u zhvillua një darkë pune e liderëve nga Ballkani Perëndimor me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian (BE) për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini. Ky ishte takimi i fundit në këtë format për Mogherinin, pasi mandati i saj si kreu i diplomacisë evropiane përfundon më 1 dhjetor.

Gjatë takimit u shpreh keqardhje për vendimin e Këshillit Evropian, për të mos hapur negociatat e pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Palët ranë dakord që integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE mbetet një objektiv kryesor strategjik, në interes të përbashkët të BE-së dhe rajonit.

Zyrtarët e lartë të BE-së dhe liderët e Ballkanit gjithashtu adresuan sfidat e përbashkëta që gjenden përpara.

Krerët e shteteve nga Ballkani Perëndimor, gjatë takimit riafirmuan angazhimin e tyre për perspektivën evropiane, reformat, si dhe bashkëpunimin rajonal dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë.

Më herët, para se të fillojë darka e punës, zëdhënësja e BE-së, Maja Kocijançiq tha se “ky është takimi i fundit në kuadër të një serie takimesh të tilla, që janë mbajtur gjatë pesë viteve të fundit”.

“Pritet që Përfaqësusja e Lartë, së bashku me partnerët nga Ballkani Perëndimor, të shkëmbejnë mendime mbi zhvillimet në rajon, të diskutojnë sfidat në të ardhmen dhe të vlerësojnë atë që është bërë dhe çfarë është arritur në pesë vitet e fundit”, ka thënë Kocijançiq.

Loading...

Mos i humb

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Studentëve

Opoja.net

Punëtorët kanë frikë nga formimi i sindikatave në sektorin privat, rrezikojnë vendet e punës

Opoja.net

Në Kosovë ka rënie të vdekshmërisë së foshnjave

Opoja.net

Pothuajse 75 për qind e shqiptarëve duan bashkimin Kosovë-Shqipëri, anulohet publikimi i studimit

Opoja.net

Punëtorët e sektorit privat kërcënojnë me protesta

Opoja.net

Edhe sot shi, këto janë temperaturat

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net