Opoja.net

Mos e lini ruterin në rrymë gjatë gjithë ditës

Teknologji
Mos e lini ruterin në rrymë gjatë gjithë ditës

Kur mendoni për konsumatorët e mëdhenj të energjisë elektrike në familjen tuaj, juve kurrë nuk do t’u binte ndërmend ruteri për lidhje me internet.

Lënia e tij gjatë gjithë ditës në rrymë, megjithatë, do të konsumojë energji elektrike po aq sa edhe një frigorifer.

Për këtë arsye, duhet t’i kushtoni vëmendje efikasitetit të energjisë së ruterit para se ta blini, për t’u siguruar që ai ka konsumin më të ulët të mundshëm të energjisë kur është në funksion dhe në gjendje stand-by.

Agjencia Federale Gjermane e Mbrojtjes së Mjedisit (UBA) pretendon se kjo është veçanërisht e rëndësishme nëse ruteri nuk mund të fiket, në rast se përdor edhe një linjë telefonike.

Në atë rast, këshilla është që të merrni një ruter që ka mundësinë të fikni Wi-Fi kur nuk është në përdorim. /kp/Telegrafi/

Loading...

Mos i humb

Facebook ofron sistemin e pagesave ‘Facebook Pay’

Opoja.net

Facebook korrigjon gabimin që automatikisht ndez kamerën

Opoja.net

Chrome së shpejti do të ju paralajmëroj për ueb faqet që janë të ngadalshme

Opoja.net

Një mjet i vogël satelitor ju lejon të dërgoni mesazhe, pa rrjet celular apo të internetit

Opoja.net

Tani edhe zyrtarisht,Kina punon në teknologjinë 6G

Opoja.net

Adobe lansoi më në fund aplikacionin Photoshop për iPad

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net