Opoja.net

Mos i neglizhoni: Këto janë simptomat e gripit sezonal

Shëndeti
Mos i neglizhoni: Këto janë simptomat e gripit sezonal

Ekzistojnë katër lloje të virusit të gripit sezonal.

Gripi A është më i zakonshmi, i ndjekur nga gripi B.

Të dyja janë shumë ngjitëse dhe simptomat e tyre janë të ngjashme.

Gripi, i njohur edhe si influenza, është një sëmundje virale e frymëmarrjes që është më e përhapur gjatë muajve të vjeshtës dhe dimrit. Këto viruse mund të përhapen kur një person me infeksion teshtin ose kollitet dhe pikat e pështymes shkojnë drejt hundës ose gojës së një personi tjetër, sipas Medical News Today.

Gripi është i ndryshëm nga ftohja e zakonshme. Ai mund shkaktojë sëmundje të rëndë dhe të përkeqësojë disa gjendje kronike mjekësore, si: astma, sëmundja e zemrës dhe diabeti. Në disa raste, mund të çojë edhe në vdekje.
Deri më tani, katër persona kanë ngelur të vdekur në Klinikën e Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) si pasojë e gripit sezonal.

Influenza A

Viruset e influenzës A shkaktojnë epidemi të gripit sezonal praktikisht çdo vit në Shtetet e Bashkuara. Ato mund të infektojnë njerëzit dhe kafshët.

Gripi A është lloji i vetëm që mund të shkaktojë një pandemi, e cila është një përhapje globale e sëmundjes.

Të dyja sëmundjet e gripit të shpendëve dhe gripit të derrit rezultuan nga viruset e gripit A.

Influenza B

Viruset e influenzës B gjithashtu mund të shkaktojnë epidemi sezonale që zakonisht prekin vetëm njerëzit.

kzistojnë dy linja të influenzës B: Victoria dhe Yamagata.

Viruset e influencës B shtohen më ngadalë sesa viruset e influencës A.

Influenza C

Viruset e influenzës C shkaktojnë sëmundje të lehta- ato nuk duket se shkaktojnë epidemi.

Influenza D

Viruset e influencës D kryesisht prekin bagëtinë dhe nuk duket se infektojnë njerëzit.

Simptomat të cilat përcillen si pasojë e kapjes së gripit sezonal janë: lodhja, bllokimi i hundëve, kollitjet, kokëdhimbjet, tharja e fytit, dhimbjet trupore, të dridhurat trupore, temperatura e lartë trupore, si dhe të vjellat e diarrea.

Si ta trajtoni gripin në kushte shtëpie?

Medical News Today rekomandon që të konsumoni sa më shumë lëngje, të pushoni, si dhe të merrni medikamente siç janë ibuprofeni apo acetaminofeni.

Loading...

Mos i humb

Ja çfarë duhet t’i shtoni shampos nëse keni flokë të yndyrshme

Opoja.net

Si ndikon djathi tek niveli i sheqerit në gjak? Ja sasia që duhet të konsumoni

Opoja.net

Përfitimet e fasuleve

Opoja.net

Jeni të sigurt që po zgjidhni qumështin e duhur? Lexoni cili bën për ju

Opoja.net

Këto lloje lulesh mund ti hani, ja efektet që kanë…

Opoja.net

Ushqimet që duhet t’i hani për të shtuar peshë

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net