Mot i ndryshueshëm e reshje shiu në javën e fundit të janarit

Kosova
Mot i ndryshueshëm e reshje shiu në javën e fundit të janarit

Dita e hënë, e mërkura dhe e enjtja të javës së fundit të muajit janar, pritet të sjellin shi në Kosovë.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, nga data 27 e deri më 31 janar do të ketë mot të ndryshueshëm dhe herë-herë i shoqëruar me reshje shiu.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale parashihen të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius.

IHMK thotë se këto temperatura që parashihen për këtë javë janë dukshëm mbi vlerat e temperaturave mesatare për muajin që jemi, por reshjet e parashikuara, pritet sadopak ta zbusin nevojën e akumulimit të liqeneve, prej të cilave furnizohen qytetarët.

Ndërsa sa i përket situatës biometeorologjike, ajo do të jetë relativisht e mirë dhe në favor të popullatës, sidomos ndaj atyre që kanë probleme me sëmundje kronike, thuhet tutje në njoftim.

Cili ishte reagimi i Presidentit Thaҫi për aksionin e Njësisë Speciale të Kosovës në Karaçevë?

Opoja.net

Ministri i Brendshëm disa orë para aksionit në Karaçevë: Kurti e pengoi aksionin në Karaçevë

Opoja.net

10 përqindëshi nga Trusti kur mund të tërhiqet?

Opoja.net

Vjen reagimi nga komuna e Kamenicës pas ndërhyrjes së Njësisë Speciale në Karaçevë

Opoja.net

Njësitë Speciale të Kosovës futen në Karaçevë

Opoja.net

950 zyrtarëve do t’u hetohet pasuria, Presidenti Thaçi në mesin e tyre

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net