Opoja.net

Mot i vranët e me shi në pesë ditët e ardhshme

Kosova
Mot i vranët e me shi në pesë ditët e ardhshme

Pesë ditët e ardhshme në Kosovë do të jetë mot kryesisht i vranët me intervale të shkurtra me diell, të shoqëruar me reshje shiu, bën të ditur përmes një komunikate për media Instituti Hidrometerologjik i Kosovës.

“Dita e hënë dhe e marte mbi vendin tonë do të karakterizohet me mot kryesisht të vranët dhe me intervale të shkurta me diell. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu”, thuhet në komunikatë.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5 grade Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 10-14 grade Celsius. Do të fryjë erë nga veriu dhe verilindja me shpejtësi 16m/s.

Nga dita e mërkurë fushat barike do të jenë paksa më stabile , kështu që do të krijohen kushte për mot me diell dhe vranësira kalimtare.

Të premten pritet të ketë zhvillim të vranësirave, të cilat vende-vende do të shoqërohen me reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-6 grade Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 18-21 gradë Celsius. Do të fryje erë nga jugu dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-8m/s.

OKB-ja kërkon 35 miliardë dollarë për mbështetje financiare për vitin 2021

Kushtrim Guraj

Mblidhet Komisioni për Buxhet, tentimi i radhës për miratimin e Projektligjit për Rimëkëmbje

Opoja.net

Mbi 13 mijë raste aktive me koronavirus, paralajmërohen masa para festave të fundvitit

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net