Opoja.net

Moti në Kosovë për pesë ditët e ardhshme

Kosova
Moti në Kosovë për pesë ditët e ardhshme

Në fundjavë mjegulla pritet të shpërndahet. Nga e diela më ftohtë me vranësira. Javën e ardhshme me kthjellime, temperaturat në rritje

Ditën e shtunë vendi ynë mbetet nën ndikimin e fushave anticiklonike, që vazhdojnë të kushtëzojnë mot të kthjellët, e në vise të ulëta mjegull ose vranësira të ulëta, bën të ditur Prishtina Weather.

Shërbimi i meteorologjisë njofton se “nga dita e diel, fusha të ulëta barike me masa më të ftohta ajrore, do depërtojnë mbi Itali, që nga rajoni ynë sjellin vranësira dhe rënie të lehtë të temperaturave, e në vendin tonë ekzistojnë mundësi të ulëta që lokalisht të ketë reshje të dobëta bore ose riga shiu”.

Sipas PW, “javën e ardhshme një anticiklon i fuqishëm që do të formohet mbi Evropën Qendrore, gradualisht do të shtrihet mbi rajon, ku do të favorizoj mot të kthjellët dhe rritje të lehtë të temperaturave”.

PW paralajmëron se vlerat e cilësisë së ajrit do të mbeten në vlera të pashëndetshme, mirëpo me qarkullimin ajror që pritet nga dita e diel, pritet një përmirësim i lehtë, ku cilësia e ajrit do të zbres edhe në vlera mesatare.

Parashikimi për periudhën 18-22 janar:

18.01 – Në vise të ulëta mjegull ose vranësira të ulëta. Në pjesët tjera mot kryesisht me diell. Në mëngjes ngrica.

19.01 – Vranësira dhe intervale me diell.

20.01 – Më ftohtë. Paradite me vranësira. Ditën dhe në mbrëmje priten kthjellime.

21.01-22.01 – Kryesisht kthjellët dhe me diell. Në mëngjes ngrica. Ditën e mërkurë, në mëngjes mundësi për mjegull në vise të ulëta.

Temperaturat minimale do të luhaten nga -6C deri -1C, ndërsa maksimalet nga 1C deri në 5C. Në viset e ulëta të mbuluara me mjegull edhe gjatë ditës, maksimalet do të jenë më të ulëta për 3C deri 5C.

Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga juglindja dhe verilindja 2-5m/s.

Shtypja atmosferike do të vazhdojë të rritet edhe më tutje mbi vlera normale.

Loading...

Mos i humb

Sllovenia mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën

Opoja.net

Rexhep Qosja: Shqipëria dhe Kosova do të bashkohen

Opoja.net

Autorit të Deklaratës së Pavarësisë s’iu pagua mundi kurrë!

Opoja.net

12 fëmijë të lindur në 2008-en, vit kur lindi Kosova, pjesëmarrës në Kuvendin e Kosovës

Opoja.net

Pas 35 vite punë në Zvicër, mërgimtari kthehet në vendlindje për të investuar (Video)

Opoja.net

Rrënqethëse, ish-ushtari tregon çka u kishte thënë Adem Jashari mëngjesin e 5 Marsit

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net