Opoja.net

Moti për pesë ditët e ardhshme

Kosova
Moti për pesë ditët e ardhshme

Mot i ndryshueshëm do të na shoqërojë gjatë këtyre pesë ditëve të ardhshme.

Fillimi i javës deri të mërkurën do të jetë kryesisht i vranët dhe vende-vende me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Reshjet më të pakta do të bien në juglindje dhe veriperëndim të vendit, kurse në pjesën qendrore dhe veriore do të ketë kushte për reshje më intensive.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius derisa amplitudat në vlerat e temperaturave maksimale do të jenë pak sa ma të larta, nga 23-31 gradë Celsius.

Sipas parashikimeve dita e mërkurë parashihet të shenoj vlerat më të larta të temperaturave.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriu herë –herë me vraull me shpejtësi nga 1-12m/s.

“Situata e bizneseve nuk është e mirë si pasojë e pandemisë”

Kushtrim Guraj

Spitalet në Kosovë mbushen me pacientë, cilat janë përgatitjet nëse përkeqësohet situata?

Opoja.net

Pandemia mund të ndalet nëse të paktën 70 për qind e njerëzve i bartin maskat në publik

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net