Motoçiklisti në Dragash përplaset me drurin, pëson lëndime të rënda trupore

Opoja.net Opoja.net Kronika

Në komunën e Dragashit ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime të rënda trupore.

Një person i gjinisë mashkullore gjersa ishte duke drejtuar motoçikletën, ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe ka goditur një dru jashtë rruge.

Si pasojë ngasësi ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Prizrenit.

Sipas Policisë aksidenti ka ndodhur dje rreth orës 15:40.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-