Opoja.net

Mourinho reagon pas barazimin dramatik të Tottenhamit

Sport
Mourinho reagon pas barazimin dramatik të Tottenhamit

Mourinho e fajëson edhe Gareth Balen për barazimin dramatik të Tottenhamit.

Jose Mourinho është i zemëruar me Gareth Bale që nuk e ka nisur mbarë aventurën te Tottenham.

Ishi i Real Madridit debutoi të dielën mbrëma kundër Ëest Ham United, duke u inkuadruar në lojë në minutën e 73’, kur rezultati ishte 3-0 për Tottenhamin.

Ai pati një mundësi të artë për ta dërguar topin në rrjetë për rezultatin 4-0 pak minuta pasi hyri në lojë, por çuditërisht, nga një pozitë shumë e mirë, Bale gaboi.

Kjo i kushtoi Tottenhamit, pasi pranoi tre gola deri në fund të takimit, për të marrë vetëm një pikë nga ndeshja që pas vetëm 45 minutave lojë, u mendua se pikët janë të vendasve.

Nga minuta e 82’ deri në atë të 94’, mysafirët shënuan tre herë për të barazuar gjithçka në 3-3.

Mourinho është paksa i zemëruar, sepse sipas tij, Bale kishte shansin ta “vrasë” ndeshjen.

“Ndeshja ishte nën kontroll, kishim mundësinë me Kane që të shënojmë të katërtin kur goditi shtyllën, më pas Gareth Bale pati mundësinë ta vrasë ndeshjen. Ndeshja ishte më shumë sesa goli i katërt, por ky është futbolli”, u shpreh ai.

AC Milan vs Celtic, formacionet zyrtare

Kushtrim Guraj

“Ekonomikisht, do ta shisja Messin në verë”

Kushtrim Guraj

Neymar: Dua të luaj me Messin nga sezoni i ardhshëm

Kushtrim Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net