Opoja.net

MPJ u bën thirrje qytetarëve të mos udhëtojnë nëpër Serbi

Kosova

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka marrë me shqetësim të thellë informatën për arrestimin edhe të një shtetasi tjetër të Kosovës, Hilmi Kelmendi nën të ashtuquajtura akuza për krime lufte. Ministria e udhëhequr nga Enver Hoxhaj u ka sugjeruar qytetarëve të Kosovës, “të shmangin maksimalisht udhëtimin nëpër Serbi”.

Pas ndalimit të nënkolonelit  të Policisë së Kosovës, Nehat Thaçi javë më parë dhe akuzave politike ndaj tij, arrestimi i radhës është i papranueshëm dhe i rrezikon shumë proceset e arritura gjatë periudhës së dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

“MPJ do të vazhdoj ta përcjell këtë situatë të re të krijuar dhe absurde me Serbinë, duke e ngritur në nivelet më të larta me miqtë tanë ndërkombëtar, SHBA-të dhe BE-në, si dhe tek të gjitha shtetet mike. Misioni ynë diplomatik në Beograd, ashtu sikurse edhe institucionet e Kosovës po koordinojnë në vazhdimësi hapat për t’ua siguruar mbrojtjen e nevojshme ligjore dhe njerëzor shtetasve të Kosovës të arrestuar së fundi”, thuhet në komunikatën e MPJ-së.

Po ashtu, MPJ bën thirrje të gjithë shtetasve të Kosovës të cilët për çfarëdo arsye e zgjedhin Serbinë si vend transit gjatë muajve të ardhshëm, ta shmangin atë maksimalisht.

Njëkohësisht, MPJ do të kërkoj edhe nga shtetet e tjera në rajon dhe BE, sikurse e ka bërë deri më tani, të mos i marrë parasysh fletarrestimet e Serbisë për qytetarët e Kosovës. /Insajderi.com

Mos i humb

Kosova dhe Maqedonia e Veriut nënshkruajnë protokoll për themelimin e Task-Forcës kundër kërcënimeve të sigurisë

Opoja.net

Kurti për The Guardian: BE-ja është krijuar si kundërpërgjigje ndaj fashizmit, po ikë e frikësuar përballë populistëve dhe fashizmit

Opoja.net

Mësimet e Kosovës nga lodhja e BE-së me Ballkanin Perëndimor

Opoja.net

Mbi dy mijë zyrtarë policorë u larguan nga Policia e Kosovës, që nga themelimi i saj

Opoja.net

Në Kosovë ndodhin rreth 80 martesa të miturve në vit

Opoja.net

Forca e Sigurisë e Kosovës zë vendin e dytë në garën ndërkombëtare “Cambrian Patrol 19”

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net