Opoja.net

MSh: Vaksinimi, mënyra më e lirë dhe më efikase për mbrojtjen e fëmijëve nga sëmundjet

Shëndeti

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se edhe në Kosovë si në shumë vende të botës, shënohet Java e imunizimit, me qëllim të parandalimit të rishfaqjes së sëmundjeve ngjitëse, të cilat shkaktojnë paaftësi dhe vdekje, dhe për të siguruar që të gjithë fëmijët të kenë një mundësi të barabartë për një të ardhme të shëndoshë.

Sipas njoftimit për media, Java Botërore e Imunizimit (24 -30 prill) në Kosovë synon që përmes aktiviteteve të organizuara të rris vetëdijesimin për imunizim.

“Vaksinimi në shkallë prej mbi 95% të fëmijëve në Kosovë, flet për një sukses të përbashkët të MSh-së, IKSHKP-së, UNICEF-it, OBSH-së, si dhe profesionistëve shëndetësor e prindërve kosovarë, thuhet nën jë komunikatë për media të Ministrisë së Shëndetësisë. Gjatë vitit 2019, Ministria e Shëndetësisë ka ndarë 539. 000 euro për sigurimin e vaksinave nga kalendari i vaksinimit të obliguar me ligj dhe 350.000 euro për vaksinat sipas indikacioneve epidemiologjike”, thuhet në njoftim.

Në këtë njoftim, Ministria e Shëndetësisë rikujton se vaksinimi është mënyra më e lirë dhe më efikase për mbrojtjen e fëmijëve nga sëmundjet e parandalueshme përmes vaksinimit, dhe njëherësh u bën apel prindërve t’i vaksinojnë fëmijët e tyre për të mbrojtur shëndetin e tyre./Telegrafi/

Mos i humb

Ushqimet më efektive për të ulur shtypjen e lartë të gjakut

Opoja.net

Shtypja e lartë e gjakut në moshë të re, rrit rrezikun e këtyre sëmundjeve

Opoja.net

Askush nuk ju ka treguar më parë për këto efekte magjike të qepës

Opoja.net

Nëse ndjeheni tërë kohën të lodhur, ju mund të vuani nga kjo sëmundje serioze

Opoja.net

Pse “qajmë” sa herë presim qepë

Opoja.net

Pesë pemët që e ngadalësojnë rënien e flokëve

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net