Opoja.net

Muhamet Hamiti, bashkëpunëtori i presidentit Rugova, rrëfen për ditën kur filluan sulmet e NATO-s (Video)

Kosova
Muhamet Hamiti, bashkëpunëtori i presidentit Rugova, rrëfen për ditën kur filluan sulmet e NATO-s (Video)

20 vjet më parë, pikërisht më 24 mars të vitit 1999  forcat paqeruajtëse të NATO-s nisën bombardimet mbi caqet ushtarake serbe në Kosovë dhe në Serbi, të cilat zgjatën 78 ditë, duke rezultuar me çlirimin e Kosovës.

Profesori në Fakultetin e Filologjisë në Universitetin e Prishtinës, njëherësh bashkëpunëtori më i afërt i Presidentit Ibrahim Rugova, Muhamet Hamiti, në një intervistë për Telegrafin kujtoi ditët e sulmeve të NATO-s ndaj caqeve ushtarake, paramilitare serbe.

SUPER OFERTË NGA HOTEL ARXHENA

Ndërrimi i viteve nën bardhësinë e bjeshkëve të Sharrit

SHIKO OFERTAT

 

Hamiti tregoi se ditën kur do të fillonte intervenimi i NATO-s,  ishte duke punuar në Qendrën për Informim të Kosovës, deri nga ora 16:00, ku lajmi i fundit ishte deklarata e zëdhënësit të presidentit Rugova, Xhemajl Mustafa.

Në deklaratën e tij, sipas Hamitit bëhej kërkesë që të tregohej në opinion për fillimin bombardimeve të NATO-s, pasi ishte krijuar përshtypja që do të kishte një hezitim të këtyre sulmeve kundër caqeve serbe në Kosovë dhe në Serbi.

Ai po ashtu tha se momenti i sulmeve të NATO-s kishte zgjuar gëzim të madh në fytyrat e njerëzve.

“Ditën e sulmeve unë kam punuar në Qendrën për Informim, në Prishtinë deri nga ora 15:00-16:00. Kujtoj që lajmin e fundit ka qenë një deklaratë e zëdhënësit, Xhemail Musatafa në të cilën bëhej kërkesë që të shkohej me sulmet e NATO-s, sepse ishte krijuar një përshtypje se do të kishte ndonjë hezitim. Kosova kishte zhvilluar përpjekje politike gati për një dekadë për çlirimin e vet, kurse Serbia kishte filluar terrorin e vet, duke vrarë mijëra vet dhe përzënë shumë të tjerë. Kujtoj ditën e  sulmit dhe gëzimet që mbretëronte në fytyrat e njerëzve, sepse shihnim mundësinë e çlirimit të Kosovës, pasi kishim bërë përpjeke politike gati për një dekadë për këtë çlirim”, tregoi ai.

Sipas tij, shenjat e para të sulmeve të NATO-s në rrethinat e Prishtinës janë parë me sy edhe përmes televizionit që në atë kohë e kanë ndjekur përmes antenave satelitore.

Vazhdojnë gërmimet në varrezën masive të Kizhevakut

Opoja.net

Shpresa e bizneseve te Projektligji për rimëkëmbje ekonomike

Opoja.net

Kjo është gjendja aktuale në pikat kufitare

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net