Opoja.net
Meka Mish

Mund t’ju ketë ikur, por në paradën e Liverpoolit nuk mungoi festa me shqiponjë e Shaqirit

Xherdan Shaqiri vazhdon të bëjë krenarë çdo shqiptarë me arritjen e tij në sportin më të popullarizuar në botë, futboll.

Liverpooli ka fituar me rezultat 2-0 finalen e Ligës së Kampionëve për sezonin 2018/19 ndaj Tottenham Hotspur në Madrid.

Ky ishte trofeu i gjashtë në histori për klubin e madh anglez në Ligën e Kampionëve duke u bërë klubi i tretë më i trofeshëm në këtë garë.

Trofeu i madh evropian ishte arritje në vete edhe për yllin shqiptar, Shaqiri, i cili më parë kishte fituar edhe me Bayern Munichun.

Dy trofe të Ligës së Kampionëve tanimë janë në statistikat e arritjet e gjilanasit, dhe kjo e bënë krenarë çdo shqiptarë.

Festa e Shaqirit me Joeal Matip (Foto: Matthias Hangst/Getty Images/Guliver)

Megjithatë, e gjitha nuk përfundon këtu pasi Shaqiri nuk e harroi prejardhjen e tij as në festën e madhe të organizuar në Liverpool.

Në paradën e mbajtur në qytetin anglez, ku ishin të mbledhur rreth 750 mijë njerëz, Shaqiri e bërë festimin e tij të zakonshëm, duke e bërë shqiponjën.

Shqiponja është krenari për shqiptarët që identifikohen me këtë simbol, ndërsa Shaqiri ka festuar disa herë kështu dhe njëri ndër më të famshmit është në Kupën e Botës në Rusi, kur shënoi ndaj Serbisë. /Telegrafi/

Mos i humb

‘Dardanët’ i blejnë të gjitha biletat për shtatë minuta për përballjen Angli – Kosovës

Opoja.net

Liria ka rreth 150 mijë euro borxhe

Opoja.net

AC Milan mund të zbarkojë në “Fadil Vokrri”, Feronikeli i ka bërë ftesë për miqësore

Opoja.net

Xhaka e Rashica nderojnë Fadil Vokrrin para ndeshjes së yjeve në kryeqytet

Opoja.net

FFK del me njoftim rreth shitjes së biletave për ndeshjen Angli–Kosovë

Opoja.net

Prezantohet projekti për stadiumin Kombëtar të Kosovës

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net