Opoja.net

Mungesa e gjumit shkatërron qelizat e trurit

Shëndeti
Mungesa e gjumit shkatërron qelizat e trurit

Stresi, aktivitetet e përditshme dhe problemet e ndryshme janë disa nga shakatarët që i shkaktojnë çrregullimet e gjumit.

Benefitet e një gjumi të rregullt tanimë dihen. Gjumi i rregullt rigjeneron sistemin imunitar, sistemin respirator, nivelin e energjisë, e lejon trurin t’i procedoj informacionet në mënyrë efikase dhe e bënë rregullimin e qarkullimit të gjakut.

Për të dëshmuar rëndësinë e gjumit të rregullt, një ekip i nerushkencëtarëve,i udhëhequr nga Michele Bellesi, nga Universiteti Marche në Itali, ka bërë një eksperiment ne minj, të cilët  i kishte ndarë në dy grupe.

Grupi i parë i minjve kishte bërë gjumë mjaftueshëm, kurse grupin tjetër nuk e kishin lejuar të bëjnë më shumë gjumë se 8 orë.

Duke vrojtuar aktivitetin e qelizave përgjegjëse për gjumin, shkencëtarët kishin vërejtur se grupi i dytë, të cilët kishin fjetur më pak e 8 orë kishin aktivitet më të ulët psikik në krahasim me minjtë që kishin fjetur mjaftueshëm si dhe qelizat nervore të tyre kishin filluar të shkatërrohen.

Duke marrë parasysh që fiziologjia e minjve është e ngjashme më atë të njerëzve, këto rezultate vlejnë edhe për njerëzit.

Si përfundim, ky studim edhe një herë ka vërtetuar rëndësinë e gjumit për mbarvajtjen e shumë proceseve në organizëm.

Disa metoda që ju ndihmojnë të flini më lehtë janë:

-Praktikoni meditimin

-Krijoni një ambient të errët kur flini

-Bëni aktivitete fizike

-Shkoni në shtrat gjithmonë  në të njëjtën kohë

-Mos pini shumë kafe

Gazeta Express

Loading...

Mos i humb

Ushqimet që duhet t’i hani për të shtuar peshë

Opoja.net

Filloni të pini çaj të zi çdo ditë dhe do t’i vëreni këto ndryshime

Opoja.net

A ndihmon soda e bukës me problemet e diabetit

Opoja.net

A keni nevojë për kalcium? Hani këto ushqime

Opoja.net

Pema që po i çmend të gjithë në Shqipëri, askush s’ja gjen emrin

Opoja.net

Tiparet e njerëzve mendërisht të fortë

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net