Opoja.net

Mungesa e vitaminës D, sulme të fuqishme astmatike

Shëndeti

Fëmijët astmatikë me nivel të ulët të vitaminës D në gjak janë më të rrezikuar që të përjetojnë sulme të fuqishme astmatike. Kështu sugjeron një studimi i zhvilluar nga shkencëtarët e Harvardit.

Duke përcjellë 1.000 fëmijë me astmë, për një periudhë katërvjeçare, hulumtuesit kanë vërejtur se mungesa e vitaminës D është e lidhur me 50% rrezik më të lartë për sulme astmatike të cilat kërkojnë intervenim urgjent mjekësor, transmeton Telegrafi.

Në studimin e publikuar në revistën Journal of Allergy & Clinical Immunology, shkencëtarët thonë se fëmijët astmatikë me nivel normal të kësaj vitamine, kishin pasur sulme më të lehta.

Autorët e studimit këtë e shpjegojnë me mundësinë e ndikimit të vitaminës D në funksionimin e sistemit imunitar dhe efektin e kësaj vitamine me anë të veprimit të hormoneve steroide anti-inflamatore.

Vitamina D në mënyrë natyrore sintetizohet në lëkurë pas ekspozimit në diell, ndërsa është e pranishme dhe në disa ushqime, si peshku dhe qumështi.

Pa dyshim, dieta luan rol të rëndësishëm pasi marrja e ushqimeve me magnez si spinaqi apo fasulet, bëjnë të mundur funksionin optimal të vitaminës D.

Marrja e mjaftueshme e vitaminës D në fëmijëri mund të rezultojë një investim i shkëlqyer për shëndetin tuaj në vitet në vazhdim. /Telegrafi

Mos i humb

Problemet shëndetësore që mund të vijnë nga konsumi i pijeve energjike

Opoja.net

Çfarë duhet bërë së pari kur të shfaqet dhimbja në kurriz?

Opoja.net

Arsyet pse po ju bien flokët dhe si ta ndalni këtë

Opoja.net

Ndiqni këto këshilla për t’i shpëtuar gripit të këtyre ditëve!

Opoja.net

Lëngu i kumbullave si kura më e mirë natyrale kundër kancerit të zorrëve

Opoja.net

Çfarë tregon shpejtësia e ecjes për shëndetin tuaj

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net