“Muriqi në Lazio, punë e kryer”

Sport
“Muriqi në Lazio, punë e kryer”

Gazetari italian, Alfredo Pedulla thotë se transferimi i Muriqit në Lazio është punë e kryer.

Sipas Pedullës Lazio ka përfunduar me sukses transferimin e sulmuesit kosovar të lindur në Prizren më 1994.

Mediat turke kanë shkruar vazhdimisht ditëve të fundit për transferimin e Muriqit në Serie A, kurse ky do të jetë një përforcim i mirëseardhur për Lazion pasi që sezonin e ardhshëm do të garojë në Ligën e Kampionëve.

“Një marrëveshje prej 18 milionë euro është arritur kurse Muriqi do të nënshkruajë një kontratë pesë vjeçare nga e cila do të përfitojë dy milionë euro në sezon”, shkruan Pedulla.

Për një shumë të tillë ka shkruar edhe faqja e Lazios, Lazio Siamo Noi (faqe e tifozëve, të cilët kanë thënë se skuadra italiane ka paguar 18 milionë euro për sulmuesin Vedat Muriqi.

Muriqi ka shënuar 15 gola në 32 ndeshje të Super Lig të Turqisë në sezonin që lamë pas.

Kjo media që është shumë e afërt me klubin lazian ka thënë se Muriqi pritet të udhëtojë në Romë javën e ardhshme ku do ta kompletoj transferin e tij.

Bayern Munich shënon fitore spektakolare kundër Schalkes

Fari Kolloni

Liverpool kompleton transferimin e yllit të Bayern Munich

Fari Kolloni

Lamtumirë Milan, Paqueta po transferohet te klubi i madh francez

Fari Kolloni

Bombë nga Italia: Milan i’a ‘vjedh’ nga duart Depayn Barcelonës!

Fari Kolloni

Haziri pas fitores së Dritës: E zDriti Maqedoninë e Veriut dhe Ballkanin

Fari Kolloni

Presidenti Thaçi e quan historik kualifikimin e Dritës

Fari Kolloni
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net