Opoja.net

Muriqi udhëton drejt Stambollit, arrin marrëveshje me Galatasarayn

Sport

Vedat Muriqi është një ndër lojtarët më të kërkuar në afatin kalimtar të verës në shtetin turk.

Reprezentuesi i Kosovës ka lënë pas vetes një sezon të jashtëzakonshëm duke shënuar 17 gola dhe asistuar në tetë raste.

Telegrafi ka mësuar prej burimeve të afërta me lojtarin se 25-vjeçari do të udhëtojë gjatë ditës së nesërme (e hënë) drejt Stambollit. E gjithë kjo pasi që sulmuesi do të transferohet te 22 herë kampioni i Turqisë, Galatasaray.

(Foto: Telegrafi/Ridvan Slivova)

Gjithnjë sipas burimeve, shtatlarti do të fitojë 1.7 milion euro dhe varësisht prej performancave, paga vjetore do të arrijë deri në 2.2 milionë euro.

Në anën tjetër, Rizespor do të arkëtojë katër milionë euro plus një milion në fund të edicionit 2019/2020.

Theksojmë se për lojtarin kanë shprehur interesim edhe Fenerbahçe, Lazio dhe Toulouse.

Ndryshe, Muriqi karrierën e ka filluar te Liria e Prizrenit, gjersa ka luajtur edhe në kampionatin e Shqipërisë para se të shkojë në Turqi. /Telegrafi/

Mos i humb

Ndodhë për herë të parë në histori të Topit të Artë, fituesi nuk është në listë

Opoja.net

Rashica përfundon në radarin e Milanit

Opoja.net

Djaloshi nga Prizreni e bën për spital serbin, në mes të Serbisë (Video)

Opoja.net

Sadiku shënon gol të bukur me kokë nga jashtë zonës

Opoja.net

Roma e do me ngulm transferimin e Hysajt

Opoja.net

Cristiano Ronaldo fiton më shumë para nga Instagrami se sa nga kontrata e tij e Juventusin

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net