Opoja.net

Mustafa: Bashkë me Vjosën do ta takojmë Kurtin – do të bisedojmë për bashkëqeverisje

Kosova

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se bashkë me kandidaten e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmanin,  këto ditë do të takohen me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për të biseduar lidhur me mundësinë e bashkëqeverisjes.

Mustafa, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se me Kurtin “do të vazhdojmë aty ku e kemi lënë para fillimit të procesit zgjedhor, duke respektuar vullnetin e qytetarëve të shprehur me votë të lirë në një proces demokratik zgjedhor por edhe interesin e LDK-së”.

Postimi i plotë i Mustafës:

“Qytetarë të nderuar

Në zgjedhjet e 6 tetorit LDK mori përkrahje të gjerë nga qytetarët tanë. Qytetarët ndëshkuan ata që qeverisën keq.

Në një garë tepër të ngushtë, 50:50, fituesi, LDK apo VV, do të dihet përfundimisht pasi të përfundon numërimi i plotë i të gjitha votave.

Këto ditë, së bashku me kandidaten tonë për kryeministre, znj. Vjosa Osmani, do të takohemi me Kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, z. Kurti për të vlerësuar procesin zgjedhor dhe mundësitë e bashkëqeverisjes. Do të vazhdojmë aty ku e kemi lënë para fillimit të procesit zgjedhor, duke respektuar vullnetin e qytetarëve të shprehur me votë të lirë në një proces demokratik zgjedhor por edhe interesin e LDK-së. IM”, ka shkruar Mustafa. 

Të dielën, më 6 tetor, në Kosovë u mbajtën zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Bazuar në raportimet nga vëzhguesit vendorë dhe ata ndërkombëtar, procesi kaloi qetë dhe ishte në harmoni me standardet demokratike.

Ndërsa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot ka procesuar 100 për qind të votave nga 2 mijë e 547 sa ishte numri i përgjithshëm i vendvotimeve.

Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, partia e parë është Lëvizja Vetëvendosje me 25.49 për qind të votave, e pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 24.83 për qind të votave, transmeton Telegrafi.

Partia Demokratike e Kosovës zë vendin e tretë me 21.25 për qind të votave. /Telegrafi/

Loading...

Mos i humb

Koronavirusi, kontrolle mjekësore në pikën kufitare të Morinës, gati edhe dhoma e karantinës

Opoja.net

Detaje të reja rreth pacientes kosovare e cila dyshohet se u infektua me koronavirus

Opoja.net

Kurti ia thotë në sy Bernabiqit: I kërkoj Serbisë reciprocitet dhe të njohë Kosovën

Opoja.net

Një rast i dyshuar për Coronavirus shtrihet në Klinikën Infektive, analizat pas dy ore

Opoja.net

Dy kërkesat e Albin Kurtit në Londër para kryeministres së Serbisë

Opoja.net

Kosova me planin e reagimit për coronavirus

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net