Opoja.net

Mustafa: Blegtorët do të kenë më shumë mbështetje  

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, në programet mbështetëse të këtij viti do të vazhdojë përkrahjen për sektorin e blegtorisë në gjithë vendin.

Kështu thuhet në njoftimin për media të kësaj ministrie, ku krahas rritjes së subvencioneve thuhet se do të rriten edhe investimet në përkrahjen e fermave blegtorale, me qëllim që ky sektor, përkundër vështirësive që mund të ketë gjatë kësaj situate, të dalë sa më i fuqishëm.

Ministri në detyrë, Besian Mustafa, gjatë vizitës së sotme në fermën e blegtorit Ismet Koci, në fshatin Ramoc të Komunës së Gjakovës, i cili aktualisht në fermën e tij ka 400 dele dhe 250 qengja, është njoftuar për së afërmi me punën që po bëhet.

“Blegtorët tonë do të kenë më shumë përkrahje dhe partneritet nga Ministria që së bashku t’i bëjmë ballë gjendjes emergjente, për të siguruar sa më shumë ushqim cilësor për familjet tona”, tha Mustafa.

MBPZhR-ja në vazhdimësi po angazhohet për të siguruar edhe furnizimin me ushqim për sektorët e blegtorisë dhe shpezëtarisë. /Telegrafi/

 

The post Mustafa: Blegtorët do të kenë më shumë mbështetje   appeared first on Telegrafi.

AUV konfirmon: Gripi i shpezëve prezent në Kosovë

Opoja.net

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë publikon masat për parandalimin e përhapjes së gripit të shpezëve

Opoja.net

Insekti nga Kosova bëhet lajm në botë

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net