Opoja.net

Mustafa: Do ta fuqizojmë sektorin e bujqësisë

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa së bashku me kryetarin e Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka vizituar përpunuesit e qumështit dhe mishit, si dhe pikat shitëse të prodhimeve bujqësore, ku është njoftuar nga afër me gjendjen e prodhuesve bujqësor në këtë rajon dhe sfidat e rezultuara nga pandemia.

481

Me çka po nxeheni në këto ditë të ftohta ?

“Mbështetjen dhe motivimin e prodhuesve bujqësor do ta vazhdojmë në koordinim me Komunën në çdo kohë dhe ju njoftoj se tashmë kemi hartuar edhe programet mbështetëse të këtij viti, në të cilat do të gjejnë përkrahje edhe fermerët e Komunës së Gjilanit. Do të angazhohemi që bashkërisht ta përmirësojmë dhe fuqizojmë sektorin e bujqësisë”, ka thënë Ministri Mustafa.

Në anën tjetër, Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri e falënderoi dhe e njoftoi ministrin për nevojat për përkrahje të fermerëve, me qëllim të zgjerimit të veprimtarisë së tyre.

Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net