Opoja.net

Mustafa: Ka mjaftueshëm grurë dhe miell, nuk ka nevojë për panik

Mustafa: Ka mjaftueshëm grurë dhe miell, nuk ka nevojë për panik

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa ka thënë se në Kosovë ka mjaftueshëm grurë dhe miell.

Mustafa gjatë një prononcimi për “Zyra e Ankesave” në RTV Dukagjini ka thënë se nuk ka nevojë për panik.

“Fatmirësisht ka mjaftueshëm grurë dhe miell si në nivel vendi dhe rajoni për t’i furnizuar qytetarët, nuk ka nevojë për panik. I kemi sqaruar të gjitha detajet me partnerët rajonal, për furnizimin e qytetarëve me miell dhe me çmim të arsyeshëm”, tha Mustafa.

Ai ka folur edhe për vendimin e Shoqatës së Mullisëve që të pezullojnë prodhimin e miellit, ku këta të fundit kanë kërkuar nga ministrja në detyrë e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdari që të pezullon vendimin e importimit të miellit.


Mustafa: Kosova do të furnizohet me miell dhe grurë të mjaftueshëmMustafa: Kosova do të furnizohet me miell dhe grurë të mjaftueshëm

“Jemi në koordinim me Shoqatën e Mullisëve, Ministrinë e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, Ministrinë e Financave dhe Transfereve dhe Rrjetin e Shitësve me Pakicë në mënyrë që t’i ofrojmë furnizim me të mirë nga masat e marra. Ne vazhdimisht së bashku me Ministrisë së Ekonomisë dhe Doganën janë duke e monitoruar importin dhe në momentin e parë që shohin që ka sasi të mjaftueshme, atëherë do të kthehet ai vendim. Pra, ideja e Ministrisë së Ekonomisë ka qenë që të furnizohet tregu”, tha ai. /Telegrafi/

The post Mustafa: Ka mjaftueshëm grurë dhe miell, nuk ka nevojë për panik appeared first on Telegrafi.

Insekti nga Kosova bëhet lajm në botë

Opoja.net

Pas borës, bujqit i kthehen punës në vreshta

Opoja.net

Për tre muaj, u eksportuan 126 milionë euro produkte nga Kosova

Merlinda Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net