Opoja.net

Mustafa: Kosova do të furnizohet me miell dhe grurë të mjaftueshëm

Mustafa: Kosova do të furnizohet me miell dhe grurë të mjaftueshëm

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, në vazhdën e takimeve të rregullta, ka pritur sot përfaqësuesit e Shoqatës së Mullisëve dhe përfaqësuesit e Rrjetit të Shitësve me Pakicë.

Ai ka diskutuar furnizimin me grurë dhe miell në vendin tonë gjatë gjendjes emergjente të shkaktuar nga COVID-19.

“Do të vazhdojmë të koordinohemi në mënyrë që qeveria, bujqit, mullisët dhe rrjetet e shitjes me pakicë të krijojnë kushtet më të volitshme të mundshme, në këto rrethana, për të arritur tri objektiva njëkohësisht: sigurimi i sasive të mjaftueshme dhe çmimeve të përballueshme të miellit për qytetarët, mbrojtja dhe përkrahja e bujqve dhe përkrahja e prodhuesve vendor” u shpreh Mustafa pas këtyre dy takimeve.

Ndërsa, Rrjeti i Shitësve me Pakicë dhe Shoqata e Mullisëve e siguruan Mustafan se, momentalisht, në Kosovë ka furnizim të mjaftueshëm me grurë dhe miell për nevojat e konsumit të rregullt.


Pas vendimit të ministres Hajdari për masat tarifore ndaj importit të miellit, Shoqata e Mullisëve: Nga 1 prilli do të pezullojmë prodhimin e miellitPas vendimit të ministres Hajdari për masat tarifore ndaj importit të miellit, Shoqata e Mullisëve: Nga 1 prilli do të pezullojmë prodhimin e miellit

MBPZHR është në kontakt dhe koordinim të vazhdueshëm me MEPTINIS, MFT dhe institucionet tjera publike dhe private për të siguruar vazhdimësinë e furnizimit me lëndë të parë dhe me ushqim për qytetarët, blegtorinë dhe shpezërinë në vendin tonë. /Telegrafi/

The post Mustafa: Kosova do të furnizohet me miell dhe grurë të mjaftueshëm appeared first on Telegrafi.

Turizmi malor në kohë pandemie

Opoja.net

Rreziku nga fatkeqësitë natyrore

Opoja.net

Punët në bletari gjatë stinës dimrore

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net