Opoja.net

Mustafa pranë kultivuesve në kohë pandemie

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa dhe kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, sot kanë vizituar prodhuesit dhe përpunuesit e mishit dhe kanë monitoruar nga afër mbjelljet pranverore në këtë komunë.

“Do të vazhdoj të jem sa më afër jush, që të jem mbështetja juaj gjatë gjithë procesit të punës, do të angazhohem në vazhdimësi për të gjetur mundësitë e bashkëpunimit, që veprimtaria juaj të vazhdoj të fuqizohet, pavarësisht situatës së krijuar në vend”, ka thënë ministri Mustafa.

Kryetari Haliti e ka falënderuar ministrin Mustafa për vizitën dhe e ka njoftuar me punën që po bën kjo komunë për sektorin e bujqësisë.

​Kultivuesit e deleve dhe dhive kërkojnë rritje të subvencioneve, ndryshe paralajmërojnë protesta

Opoja.net

Siberia regjistron temperatura alarmante prej 48 gradë Celsius

Merlinda Guraj

Masat e nxehta ajrore nga Afrika rëndojnë cilësinë e ajrit në Kosovë

Merlinda Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net