Opoja.net

Mustafa: Qumështi cilësor dhe zinxhiri i prodhimit të tij do të kenë mbështetje të plotë

Mustafa: Qumështi cilësor dhe zinxhiri i prodhimit të tij do të kenë mbështetje të plotë

Prodhuesit dhe përpunuesit e qumështit , në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, do të rrisin kapacitetet në qumështoret e tyre, rrjedhimisht bashkë me këtë do të rritet edhe furnizimi i tregut me qumësht të freskët dhe produkte të tij.

Ministri në detyrë i MBPZHR-së, Besian Mustafa, i shoqëruar edhe nga kryetari i Kosovës, Burim Berisha, ka vizituar sot qumështoret e kësaj komune “Eurolona”, “Bylmeti” dhe kompaninë për shitjen e produkteve të freskëta “Kosmonte Foods”.

“Jemi bashkë këtu për të konfirmuar përkrahjen tonë të vazhdueshme për të gjithë prodhuesit dhe përpunuesit e qumështit, të cilët do të mbështeten përmes subvencioneve dhe granteve, duke mundësuar kështu rritjen e prodhimit vendor të qumështit dhe produkteve të tij. Përmes kësaj mbështetje sigurojmë që tregu vendor të ketë furnizim në çdo kohë me prodhime të freskëta dhe cilësore të qumështit”, tha ministri Mustafa.

Ndërsa, Berisha gjatë kësaj vizite, e ka njoftuar ministrin me gjendjen me të cilën po operojnë këto agrobiznese në këtë komunë, duke e falënderuar për përkrahjen e tij për këtë sektor, veçanërisht në këtë kohë pandemie, me të cilën po përballet vendi.

Për tre muaj, u eksportuan 126 milionë euro produkte nga Kosova

Merlinda Guraj

ASK: Shënon rritje tregtia me pakicë e produkteve ushqimore, pijeve e duhanit

Linda Guraj

‘Subvencioni 2021’/ Mustafa thotë se është paralajmëruar nga fermerët për parregullsi në ndarjen e subvencioneve

Fari Kolloni
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net