Opoja.net

Mustafa takim virtual me përfaqësuesit e BE-së, ambasadës gjermane dhe GIZ-it

Natyra
Mustafa takim virtual me përfaqësuesit e BE-së, ambasadës gjermane dhe GIZ-it

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa gjatë ditës ka zhvilluar një video konferencë me shefin e Seksionit të Bashkëpunimit të Bashkimit Evropian në Kosovë, Luigi Brusa, shefen e Departamentit të Bashkëpunimit për Zhvillim në Ambasadën Gjermane, Anja Becky dhe Drejtorin e GIZ-it në Kosovë, David Oberhuber ku diskutuan për objektivat dhe prioritetet e MBPZhR-së.

Konkretisht, Mustafa diskutoi rinisjen e procesit të akreditimit të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë, përmes një projekti të përbashkët trepalësh, për të ngritur transparencën në ndarjen dhe menaxhimin e granteve dhe subvencioneve të financuara nga buxheti i Kosovës apo donatorët .

Ai me këtë rast ka theksuar se “qëllim i yn i përbashkët është që të menaxhojmë buxhetin tonë në mënyrë transparente për të siguruar që përfitojnë fermerët e vërtetë që punojnë në rritjen e produktivitetit dhe rendimentit të tyre.”

Ministri në detyrë i Bujqësisë i falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme që kanë dhënë në sektorin e bujqësisë dhe konfirmoi gatishmërinë e tij që ky bashkëpunim të thellohet edhe më tej.

Loading...

Mos i humb

Dy mijë fermerë në listën e zezë

Opoja.net

AKK-ja kërkon të rivlerësohen listat refuzuese të subvencioneve

Opoja.net

Tash e tutje bizneset do të paguajnë TVSH-në e importit të grurit dhe miellit

Opoja.net

Mustafa: Do ta fuqizojmë sektorin e bujqësisë

Opoja.net

Pandemia i shkaktoi miliona humbje industrisë së qumështit në Kosovë

Opoja.net

Komuna e Vushtrrisë ndan 145 sera për fermerë

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net