Opoja.net

Mustafi i lumtur me fitoren e Arsenalit: Paraqitja e madhe pa pranuar gol

Sport
Mustafi i lumtur me fitoren e Arsenalit: Paraqitja e madhe pa pranuar gol

Shkodran Mustafi ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të folur rreth fitores së Arsenalit në Ligën e Evropës.

Arsenali fitoi me lehtësi dhe rezultat të thellë 4-0 në shtëpi ndaj Standard Liege në ndeshjen e vlefshme për Grupin F.

Kjo fitore e londinezëve i ka pëlqyer mbrojtësit shqiptar, Mustafi, i cili ka shkruar në profilin e tij privat në Facebook.

Mustafi ka përgëzuar bashkëlojtarët e tij për paraqitjen e madhe, pa pranuar gol ndaj belgëve.

“Djelmoshat ishin në zjarr sot. Paraqitje e madhe dhe një tjetër portë e paprekur”, ka shkruar Mustafi në profilin e tij.

Ndryshe, Mustafi është kritikuar shumë gjatë muajve të fundit, por me të në formacion, Arsenali po pranon më pak gola. /Telegrafi/

Loading...

Mos i humb

Juventus arrin marrëveshje me Veronan për Kumbullën

Kushtrim Guraj

Real Madrid me ofertë të madhe për Havertz

Kushtrim Guraj

United beson në marrëveshjen me Pogbën

Kushtrim Guraj

Arbër Zeneli nostalgjik për topin

Kushtrim Guraj

Vdes Steve Priest, basisti i bendit “The Sweet”

Kushtrim Guraj

Leipzig planifikon ta zëvendësojë Wernerin me Rashicën

Kushtrim Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net