Muzeu etnologjik në Dragash (Foto)

Kultura Opoja
Muzeu etnologjik në Dragash (Foto)

Dragashi sot është një qytezë e vogël me një pazar javor ku njerëzit vijnë për të blerë dhe për të shitur nga e tërë komuna por edhe nga fshatrat e zonës së Kukësit dhe Prizreni. Është qendër administrative komunale me institucionet kryesore si: Kuvendi komunal, policia, objekti i mjekësisë familjare, gjimnazin, zjarrfikësit, Qendrën për punë sociale, qendrën për punësim, bibliotekën komunale, shtëpinë e kulturës, dy banka, një hotel dhe dyqane zejtare e tregtare. Me disa mëhallë shqiptare e gorane, me dy xhami dhe me një rrugë kryesore të asfaltuar me trotuare me kubëza dhe shtëpi të ndërtuara bukur me oborr.

Me nismën e CHWB – suedeze dhe kryetarit të komunës Salim Jonuzi u formua Forumi për Trashëgiminë kulturore e historike të komunës, me mjete të përbashkëta rinovuan disa objekte me vlerë të madhe për trashëgiminë tonë të pasur, e cila ishte e rrezikuar që të zhdukej, janë rinovuar: Muliri dhe valanica në Bellobrad, Namazgjahu në Buzës të Opojës, Mulliri në Dragash dhe Leshtane, tyrbja e Selim Dedës në Restelicë dhe shtëpia e Ismail Abazit në Bresanë.
Por objekti më i rëndësishëm për këtë komunë u ngrit në Dragash ai është Muzeu Etnologjik, Ky Muze në të ardhemën do të jetë edhe atraksioni turistik më i dëshiruar i kësaj komune.
Ku do të ekspozohen veshjet opojane e gorane, veglat e punës e të parëve tanë, enë të përditshmërisë, etj.
Muzeu përbëhet nga një sallë sipas standardeve dhe me një oborr të mëdh ku do të ekspozohen veglat më të mëdha si qerre, plugje, kosha drithi e bari, etj.
Shumë njerëz kanë shitur shumë artefakte për hekur të vjetër, mu për këtë lutën të gjithë ata që posedojnë ndonjë artefakt t’ia ofrojnë këtij muzeu për ta begatuar, ruajtur dhe mbrojtur trashëgiminë tonë kulturore e historike.

Shkruar nga Muharrem Qafleshi

100 bursa për studentë nga Komuna e Dragashit që studiojnë në universitetet publike të Kosovës

Fisnik Guri

DKA në Dragash pas intervistës me gojë shpall rezultatet për mësues klasor me kohë të caktuar në SH.F.M.U “Sezai Surroi”-Zym

Fisnik Guri

Veseli në Bresanë të Dragashit, zbulon pllakën me emrat e luftëtarëve të UÇK-së

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net