Opoja.net

NASA dhe INTEL vijnë në Kosovë!

Teknologji
NASA dhe INTEL vijnë në Kosovë!

Është lansuar sot në Prishtinë kampi i parë veror për vajza me fokus në mësime nga shkenca, teknologjia, inxhinjeria, arti e dizajni dhe matermatika.

Njëqind vajza nga Kosova, SHBA, Shqipëria,, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia, do të marrin pjesë në aktivitete e ligjerata të përditshme që udhëhiqen nga gjindagë botëror të shkencës dhe teknologjisë dhe partnerë lokal siç janë: Intel, Millennium Foundation Kosovo (MFK), Millennium Challenge Corporation (MCC), NASA, Mircrosoft, Bechtel, Laboratori Kombëtar i Energjisë së Ripërtrishme (NREL), AmCham Kosovo, Jaha Solar, Coca-Cola Kosovo, Kosova Live dhe Organizata TOKA.

Në hapje të kampit, mysafireve ju drejtua Drejtoreshe a MCC-së për Kosovë Sarah Olmstead e cila tha: ‘E di që do të kaloni mrekullueshëm, do të mësoni gjëra tepër interesante dhe do të përfitoni aftësi të dobishme, por më e rëndësishmja do të bëni miqësi të përjetshme me vajza tjera që do t’ju mbështesin dhe të ju fuqizojnë të bëni arrini që dëshironi, qoftë kjo nga fusha e shkencës, artit ose çfarëdo që ju intrigon.’

Drejtori ekzekutiv i MFK-së Petrit Selimi tha: Po e organizojmë këtë kamp në bashkëpunim me Ambasadat Amerikane në rajon si dhe kompanitë më të njohura amerikane në botë. Ky kamp veror për vajza është një shembull i mirë i partneritetit në mes institucioneve publike amerikane dhe kosovare si dhe korporatave të mëdha amerikane, me fokus në krijim të lidershipit të ri të grave në Kosovë. Njëqind vajza nga gjashtë shtete do të studiojnë në Prishtinë me arsimtarë nga organizatat shumë impressive si NASA, Intel, Mikrosoft, etj dhe do të mësojnë klasë në inteligjencë artificiale, energji të ripërtërishme, kodim, dizajn të dronëve, etj. Ky është edhe një projekt tjetër i rëndësishëm për MFK në fushën e përfshirjes gjinore’.

Tre gjëra në rrjete sociale që mund t’iu ndëshkojnë

Opoja.net

Prej tani Messenger ju tregon nëse dikush e bën ‘screenshot’ bisedën

Opoja.net

Nokia 6300, vjen telefoni i dashur dhe i shumëkërkuar nga të gjithë

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net