Opoja.net

Ndeshja ndaj Espanyol, Barcelona me 4 mungesa të mëdha

Sport
Ndeshja  ndaj Espanyol, Barcelona me 4 mungesa të mëdha

Barcelona me 4 mungesa kundër Espanyolit.

Barcelona do të jenë në mungesë të katër futbollistëve kur ta presë Espanyolin të mërkurën në Camp Nou, në një ndeshje tjetër kyçe për t’i mbajtur gjallë shpresat e vogla për titull në La Liga.

Trajneri Quique Setien e publikoi sot listën me futbollistët e ftuar për derbin katalonas nesër mbrëma, por nuk do të mundë të llogarisë në disa futbollistë të vet shkaku i lëndimeve, transmeton Express.

Junior Firpo, Samuel Umtiti, Frenkie de Jong dhe Ousmane Dembele mungojnë ende për shkak të lëndimeve dhe nuk do të paraqiten ndaj Espanyolit.

Lista e plotë prej 23 futbollistëve e Barcelonës:

Portierë: Marc-Andre ter Stegen, Neto, Inaki Pena.

Mbrojtës: Nelson Semedo, Gerard Pique, Clement Lenglet, Jordi Alba, Ronald Araujo, Dani Morer, Jorge Cuenca.

Mesfushorë: Ivan Rakitic, Sergio Busquets, Arthur Melo, Sergi Roberto, Arturo Vidal, Riqui Puig, Alex Collado, Monchu.

Sulmues: Luis Suarez, Lionel Messi, Antoine Griezmann, Martin Braithëaite, Ansu Fati.

Loading...

Mos i humb

Bonaventura përshëndetet me Milanin

Fari Kolloni

Cavani aty ku askush s’e pritse

Fari Kolloni

Ndeshjet në Evropë, UEFA ua cakton laboratorin për testet e Covid-19 klubeve kosovare

Fari Kolloni

Manchester United i ofron 55 milionë euro yllin nga Serie A

Fari Kolloni

Milan identifikon zëvendësuesin e Bonaventuras

Fari Kolloni

E mposht Ronaldon, Dybala shpallet më i miri i sezonit në Serie A

Fari Kolloni
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net