Opoja.net

Ndeshja në mes Ilirisë dhe Opojës u ndërpre në munutën e 65-të

Opoja Sport

Dje gjatë takimit të radhës të klubit të futbollit OPOJA e cila e zhvilloi si mysafirë i K.F. Ilirisë  është ndërprerë në minutën e 65-të pasi vendasit sulmuan gjyqtarin kryesor të ndeshjës. Gjyqtari ka refuzuar vazhdimin e ndeshjës pas sulmit. Sipas rregullores, ndeshja regjistrohet 0-3 në të mirë të KF OPOJA!

Ndersa për Portalin Opoja.Net kapiteni i skuadrës Ditëlind Reshiti ka thekësuar: Qe nga minuta e 5-të kur u akordua një penallti absolutisht inekzistente në të mirë të vendasve, skuadra jonë sulmoi vazhdimisht duke pasur edhe shumë raste të mira shenimi sidomos në minutat e fundit të pjesës së parë.
Pas pjesës së parë gjyqtari u sulmua verbalisht nga një person nga jashtë fushe dhe si shkas edhe u vonua fillimi i pjesës së dytë me kërkesë të gjyqtarit që të largohen të gjithë shikuesit që nuk lejonin që loja të zhvillohej ashtu si duhej.
Në pjesën e dytë KF OPOJA vazhdoi me sulme të panumërta nga të cilat vendasit lodhen dhe si pasojë filluan edhe të luajnë lojë të ashpër. Në minutën e 65-të, pas një nderhyrje të rrezikshme nga mbrapa si lojtar i fundit, ndeshkohet me kartonin e dytë të verdhë një lojtar vendas. Lojtari me numër 14 i kundershtarëve e goditi gjyqtarin kryesor me boks duke i shkaktuar atij probleme që i pamundësuan ta vazhdoj lojën. Vlen të theksohet se skuadra jonë ishte e gatshme ta vazhdoj ndeshjen, me gjithë mosorganizimin e mirë nga ana e vendasve të cilët nuk kishin as mjek te ekipit që është kusht për fillimin e lojës.
Pritet vendimi i komisionit diciplinor nga Federata e Futbollit të Kosovës, i cili përveq rezultatit perfundimtar 0-3 në të mirë të KF OPOJA, mund edhe të inicioj procedurë ndaj Kf Iliria për mosorganizim të mirëfillt të ndeshjes.

© Opoja.Net

Loading...

Mos i humb

Befasi në formacionet Tottenham – Arsenal

Fari Kolloni

Ish- volejbollistja e njohur shqiptare humb jetën si pasojë e koronavirusit

Fari Kolloni

Stien tregon arsyen pse Griezmann u largua pas pjesës së parë në fitoren e Barçës kundër Valladolidit

Fari Kolloni

Coutinho merr vendimin për të ardhmen pas finales së LK-së

Fari Kolloni

Barca po e blindon këtë lojtar

Fari Kolloni

Barcelona – Neymar, ky është lajmi i fundit

Fari Kolloni
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net