Opoja.net

Ndeshje miqësore KF Liqeni – KF Kukës U13, të enjtën në Dragash

Opoja Sport
Ndeshje miqësore KF Liqeni – KF Kukës U13, të enjtën në Dragash

Të enjtën në stadiumin e qytetit në Dragash do të luhet ndeshja miqësore KF Liqeni U13 – KF Kukësi U13, ndeshja do të zhvillohet duke filluar në ora 16:00.

13046095_1091303677556678_142392601_n

“KF Liqeni, ka marrëveshje bashkëpunimi me KF Kukësin, në këtë ndeshje miqësore do ti testojmë talentet e ri në futboll, është një bashkëpunim mjaft i mirë në mes Komunës së Dragashit nga Kosova dhe Bashkësisë së Kukësit nga Shqipëria” ka thënë për “Opoja.net” trajneri i klubit, Shqipron Krasniqi.

Klubi i futbollit “Liqeni”, garon në ligën e regjionale në Prizren, gjenerata U13. Klubi në këtë ligë gjendet e parë në renditjen tabelare.

Trajneri i Klubit të futbollit “Liqeni” është Shqipron Krasniqi, vlen të theksojmë edhe trajnerin e portierave, Hamet Bajraktari. Ndersa talenti më i dalluar dhe mjaft i suksesshem është Elmir Krasniqi.

Pjesëmarrja juaj do të jetë mjaft motivuese për djemoshat e ri, për klubin “Liqeni”, dhe për sportin në këtë komune.

© Opoja.net

Vdes legjenda e futbollit Diego Armando Maradona

Kushtrim Guraj

Shaban Shabani: Dhuna në familje rrezikon paqen

Fari Kolloni

Covid-19 në Dragash, sot dy të infektuar

Fari Kolloni
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net